Kuvendi rrëzoi kërkesën për Teatrin, PD-LSI: Si në diktaturë, epidemi hajduterie votash në parlament

Kuvendi rrëzoi kërkesën për Teatrin, PD-LSI: Si në diktaturë, epidemi hajduterie votash në parlament

Petrit Vasili dhe Edmond Spaho

Kuvendi rrëzoi sot kërkesën e PD dhe LSI për anulimin e votimit të ligjit për teatrin që kaloi ditën e enjte me 75 vota. Sekretariati për Procedurat dhe Votimet në Kuvend deklaroi se votimi është i rregullt, ndërsa ishin dy deputetët e LSI, Brahimllari dhe Panariti që i ndryshuan kartën Bitrit duke i vendosur atë të Tavos. Pas vendimit kryetari i grupit të PD, Spaho e krahason gjendjen aktuale me atë në diktaturë, ndërsa Vasili e cilëson epidemi hajdutësh.

Sekretariati per Procedurat dhe Votimet mori vendimin qe pritej, mbështeti maxhorancen qe votimi i ligjit per shembjen e Teatrit Kombëtar paska qene i rregullt. Kjo ne kushtet kur prova është e pakontestueshme qe deputeti i maxhorances Bitri votoi ne emer te deputetit Tavo. Me mekanizmin e votes vendosen sipas interesave te tyre ne mbrojtje te aferes korruptive te Rames dhe sulmit te egër te tij ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike te Tiranes. Sa here e kane ndjere te nevojshme kane perdorur mekanizmin e votes ne Sekretariat, ne Byro apo per ti hequr te drejten e fjales opozites ne seance plenare. Lale Gramos o lale Gramos vete shkruan vete vulos. Si ne diktature.

Statusi i plotë i Edmond Spahos

Epidemi hajduterie votash ne parlament. Hajdutet e votave refuzojne e pengojne rivotimin e ligjit per teatrin dhe vulosin manipulimin mu ne mes te parlamentit te votimit te ligjit per teatrin. Vodhen teatrin, vjedhin votat edhe ne parlament,vjedhin shqiptaret perdite me koncesione. Me nje fjale eshte epidemi hajdutesh ne syte e shqiptareve dhe ne krye te qeverise.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arifi: 11/07/2018 02:25

    Cfare prisni hidhuni shkateroini hajdutet e kriminelet e ed rames

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja