Kuvendi rrëzoi mocionin e Berishës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë, Balla: PS nuk pranon asnjë kërkesë nga non grata

 

Kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla ka komentuar rrëzimin e mocionit të depozituar në Kuvend nga Sali Berisha një grup deputetësh për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë. Balla bëri të qartë se PS do rrëzojë çdo kërkesë të bërë nga një non grata.

“Me keqardhje për këdo që është i painformuar ose i keqinformuar në disa media në vendet fqinje, dua të rishpreh dhe nënvizoj se votimi i sotëm në Kuvendin e Shqipërisë mbi një kërkesë të disa deputetëve, nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin tonë të qartë dhe të shprehur për Masakrën dhe Gjenocidin në Srebrenicë.

Qëndrimi ynë lidhet me vendimin tonë për të refuzuar dhe rrëzuar çdo propozim që vjen nga Sali Berisha, deputet i pavarur në Kuvendin e Shqipërisë, i shpallur non-grata nga SHBA m, si “ i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë. Sa herë të depozitohen kërkesa e propozime që mbajnë firmën e tij do rrëzohen.

Ky do të jetë gjithmonë, një qëndrim i qartë, i kemi mbajtur të gjitha qëndrimet për këtë çështje. Kuvendi sot ka rrëzuar një kërkesë i nga një deputet i shpallur non grata që s’ka të bëjë me përmbajtjen por me emrin e tij.

I pyetur nga gazetari i Report Tv, Ermal Qori  lidhur me mundësinë për të negociuar me "Komisionin e Rithemelimit" për çështjen e presidentit, ai kishte po të njëjtën përgjigje "PS nuk bashkëpunon me një non grata".

" Kush propozohet nga Berisha nuk vlen. Këto të botës së përtejme nuk i njohim. Unë besoj se PD do të marri një vendim për t'iu përgjigjur ftesës sonë për takim. Dëshirat jonë është t'i japim një president mbi palët. Ne kemi përjashtuar çdo dialog me Berishën dhe atë përfaqëson lëvizjen e Berishës.", u shpreh ai. 

Ai theksoi se qëllimi i Partisë Socialiste është që të zgjidhet një president me sa më shumë vota dhe që do të qëndrojë mbi palët. 

"PS prej ditës së parë, Rama ka qenë shumë i qartë në një dëshirë për të mos zgjedhur një president të PS. Dëshirat jonë është që presidenti/presidjetnja të ketë një votë mbështetëse sa më të madhe. Negociata nesër janë për të gjitha"


Lajmi kryesor:

Pas 27 vitesh Berisha ‘rizbulon’ masakrën e Srebrenicës! Kuvendi i rrëzon kërkesën! PS: S'pranojmë asnjë propozim nga 'non grata'! I dha naftë Millosheviçit, të hetohet


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur