Kuvendi rrëzoi projekt-rezolutën e PD, Alibeaj: Qeveria nuk u ngrit dot përtej politikës për përballimin e krizës

Kuvendi rrëzoi projekt-rezolutën e PD, Alibeaj: Qeveria nuk u ngrit dot përtej politikës për përballimin e krizës

Kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj ka reaguar për rrëzimin nga Kuvendi të projekt-rezolutën së PD për rritjen e çmimeve. Alibeaj shkruan se mazhoranca nuk u ngrit dot përtej politikës për përballimin e krizës.

"Fatkeqësi që qeveria nuk u ngrit dot përtej politikës për të ndihmuar në përballimin e krizës së rëndë ekonomike me të cilën përballen shqiptarët sot.

Sot qytetarët shqiptarë janë në kushte mbijetese. Sot Shqipëria është ngritur në protestë nga keqmanaxhimi dhe nga korrupsioni.

Megjithë këtë krizë të thellë deputetët e mazhorancës refuzuan:

- Uljen në 6% të TVSH për mallrat e shportës bazë, propozim konsistent i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike;

- Pezullimin e menjëhershëm të taksës së qarkullimit dhe kthimin e saj në nivelet e 8 viteve më parë, në masën 7 lekë për litër nga 27 lekë/litër aktualisht, duke eleminuar taksën Rama mbi karburantin;

- Shkurtimin e menjëhershëm të shpenzimeve operative të qeverisjes qëndrore me të paktën 25% të buxhetit të planifikuar për këtë zë për vitin buxhetor 2022;

- Dyfishimin e menjëhershëm të ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë dhe jo thjesht trajtimin financiar të tyre për një periudhë afatshkurtër 3-mujore;

- Rritjen e menjëhershme të pensioneve me dyfishin e indeksimit të parashikuar nga vetë qeveria, duke filluar nga 1 Prill 2022;

- Rritjen e pagës minimale në masën 36,000 (tridhjetë e gjashtë mijë) lekë në muaj duke filluar nga 1 Prill 2022;

- Pezullimin e menjëhershëm të pagesave buxhetore për PPP-të dhe koncesionet, vecanërisht ato të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për veprimtari korruptive;

- Rritjen e subvencionimit ndaj fermerëve në masën 100 milion euro/vit me qëllim rritjen e prodhimit dhe uljen e kostove të tyre, për t’i bërë produktet shqiptare konkurruese në rajon;

- Kryerjen e një hetimi të thelluar dhe gjithëpërfshirës nga Autoriteti i Konkurrencës, si dhe marrjen e masave urgjente në përputhje me ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”;

- Raportimin nga Autoriteti i Konkurrencës përpara Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati 30-ditor nga data e miratimit të kësaj rezolute, lidhur me konkluzionet e hetimit, masat e marra dhe zbatimin e tyre në praktikë", shkruan Alibeaj.

Kuvendi ka rrëzuar projekt rezolutën e PD me 10 pika për rritjen e çmimeve. Projekt-rezoluta është votuar 74 vota kundër dhe 27 pro. Pra as vetë deputetët e PD nuk e kanë votuar këtë projekt-rezolutë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen