Kuvendi rrëzon Nishanin, Braho:
"Presidenti po shkel Kushtetutën"

Kuvendi rrëzon Nishanin, Braho:<br />
TIRANE - Kuvendi ka rrëzuar sot Presidentin Bujar Nishani, lidhur me dekretet e 5 ligjeve të rëndësishme të kthyera prej tij, duke i dërguar kështu për rivotim në seancën plenare të sesionit të ri parlamentar të së hënës, në orën 17:00.

Ishin Komisioni i Ligjeve dhe ai i Sigurisë, të cilët u mblodhën sot dhe vendosën, vetëm me votat e mzhorancës, rrëzimin e dekreteve të Presidentit Nishani. Përkatësisht në Komisionin e Ligjeve u vendos rrëzimi i dekreteve sa i përket ligjeve për shkollën e Magjistraturës, ligji për KLD, ligji për funksionimin e Gjykatës Administrative si dhe ndarja e re administrativo-territoriale. Ndërsa Komisioni i Sigurisë ka vendosur me votat e 15 deputetëve të mazhorancës, rrëzimin e dekretit sa i përket ligjit për Policinë e Shtetit

KOMISIONI I LIGJEVE
Në debatet e zhvilluara në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, pati edhe akuza ndaj vendimeve të Nishanit, madje duke i cilësuar dekretet e tij si shkelje e Kushtetutës dhe tallje me Kuvendin. Ishte  anëtari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Braho i cili u shpreh se "Presidenti Nishani është tallur me Kuvendin", duke shtuar më tej se ai ka shpërdoruar detyrën duke shkelur Kushtetutën. Braho tha se këto relacione janë dëgjuar edhe tre herë të tjera, ndërs ai ka kërkuar Komisionit të mos e zgjasë.

"Të mos e zgjasim shumë këtë komedi. Presidenti shpërdoron detyrën. Është i ngarkuar me ligj për të rrëzuar vetëm ato ligje që shkelin Kushtetutën, dhe nuk mund të tallet kështu siç mund të tallet me Kushtetutën." u shpreh Braho

Ndërsa anëtari tjetër i Komisionit të Ligjeve, dhe njëherësh Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën territoriale, Bashkim Fino, i cilësoi dekretet e Presidentit si një gabim trashanik.
 
Duke iu referuar kthimit për hartën e re territoriale, Fino theksoi se Nishani nuk mund të takojë 24 komisare të Partisë Demokratike. Sipas Finos, argumentat e dekretit të Nishanit nuk qëndrojnë lidhur me faktin se nuk janë marrë në konsideratë këshillat e qarqeve, ndërsa shton se nga ndarja e re territoriale nuk janë prekur qarqet.
 
"Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e popullit shqiptar, kështu thotë Kushtetuta. Dhe një President që përfaqëson unitetin nuk mund të bëjë një ditë para dekretimit të një projektligji, një takim me 24 komisarë të Partisë Demokratike. Jo zoti President." tha Fino

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj ka ndalur në ligjin për KLD, duke cituar Bujar Nishanin dhe ato çfarë ai ka thënë në vitin 2012, në kundërshti të plotë me veprimet e tij në 2014. Po e njëjta situatë sipas Xhafës ka ndodhur dhe me demokratin Eduard Halimi. 

"Ku kreu i shtetit është kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nënkryetari gjithmonë në balancë të përfaqësimit të institucioneve ka qenë traditë i presidentit që të jetë përfaqësues i ardhur nga parlamenti, pra i zgjedhur nga parlamenti. Në 2012 presidenti ka qenë në të njëjtën logjikë më këtë që ne kemi shprehur në ligj, në 2014 presidenti kundërshton. Por në këtë vit ish ministri i drejtësisë, zoti Halimi i ka dërguar një kërkesë presidentit të asaj kohe zotit Bamir Topi dhe i ka kërkuar, revokimin e propozimit të zëvendës kryetarit të këshillit të lartë të drejtësisë nga radhët e gjyqtarëve ngaqë bie ndesh me kushtetutën." nënvizoi Xhafa

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?

Marrëveshja me Italinë/ 'La Repubblica': Të mërkurën pritet të niset anija e parë me emigrantë drejt Gjadrit, por mund të jetë edhe udhëtimi i fundit! Çfarë mund të ndodhë?