TIRANË, 27 Korrik/ATSH/ - Kuvendi po zhvillon seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në këtë seancë shqyrtohet projektligji për turizmin.
Opozita ka paralajmëruar votën e saj kundër nismës së qeverisë, me argumentin se vjen në shkelje të procedurës parlamentare dhe duhet të reflektojë vërejtjet e mbërritura për draftin.
Ligji i ri 'për turizmin' që synon të rrisë numrin e turistëve dhe të investimeve në turizëm parashikon standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese, sipas yjeve.
Sipas përfaqësuesve të qeverisë ky proces mund të kryhet me asistencën e një kompanie të huaj.
Seanca e sotme pritet të shënojë dhe fundin e sesionit parlamentar të verës, që do të rinisë të hënën e parë të shtatorit.
/gj.m/ /a.ke/







