‘Zbehet’ kaosi në Kuvend, 20 minuta seancë për 'hallet' e qytetarëve! Deputetët e PD bllokojnë foltoren

TIRANË- Partia Demokratike zbehu kaosin në seancën plenare të ditës së sotme, 28 tetor, duke u fokusuar tek protesta që do mbajë nesër. Ndonëse Garda kishte marrë masat duke rrethuar Kuvendin me kangjella hekuri, deputetët e përjashtuar të opozitës nuk u paraqitën fare në parlament, por zgjodhën që të qëndrojnë në terren për protestën e nesërme.

Vetëm 20 minuta zgjati seanca e dedikuar për problematikat e zgjedhësve, ku fjalën e morën vetëm 4 socialistë nga vendi. Deputetët demokratë që ishin në sallë, me në krye Albana Vokshin, mbajtën të bllokuar foltoren, ndërsa në duar kishin disa pankarta, mes tyre 'Free Berisha'. 

Në sallë mungoi kryeministri Edi Rama, ndërsa të pranishëm ishin edhe grupi i deputetëve të Lulzim Bashës, por ky i fundit nuk mori pjesë në punimet e seancës plenare.

‘Vëmendjen’ e sotme duket se e mori vetëm deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e cila është vënë në hetim nga SPAK, bashkë me Ilir Metën. Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama se ai është peshku i madh në telefonin e saj, ndërkohë që nga kamerat u kap duke lexuar në kuvend reagimin e parë të Metës nga burgu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
VIDEOLAJM/ Monika Kryemadhi lexon reagimin e Metës gjatë seancës së Kuvendit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale një javë pas arrestimit për aferën Cez-Dia dhe lobimin e LSI në SHBA.

Ndërkohë që Meta reagoi nga burgu, Monika Kryemadhi ishte në seancën plenare në Kuvend.

Në këtë video që sjell Report Tv, ajo dallohet teksa lexon në celular reagimin e Metës.

Ora 17:14
'Rama peshku i madh në telefonin tim', Kryemadhi i kthehet Berishës: Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e PD-së për të votuar reformën në drejtësi

Përpara se të futej në seancën plenare, Monika Kryemadhi pati një prononcim të shkurtër për gazetarët.

Ajo akuzoi Ramën se është peshku i madh në telefonin e saj, ndërsa ktheu përgjigjje edhe Berishës duke i thënë se e kanë ngatërruar, duke i përmendur ish ambasadoren e BE-së Vlahutin që sipas saj bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi.

'Merreni Ramën seriozisht kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ja kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud.'

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eli: 29/10/2024 07:37

    ca don kjo ne kuvend nxirreni mer perjasht o shtet

    Përgjigju
  • Mali gjymtit: 28/10/2024 19:11

    O Mona o Mona ku i ke msheh paret tona??????????????????

    Përgjigju
  • Linda: 28/10/2024 18:48

    Pse e lejojn Moniken te futet ne kuvend ajo eshte e denuar me paraqitje????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Presin Interin, Xabi Alonso elozhe për zikaltërit: Përballemi me një skuadër të fortë me ide të qarta

Presin Interin, Xabi Alonso elozhe për zikaltërit: Përballemi me një skuadër të fortë me ide të qarta