Kuvendi, seminar njohjeje për
deputetët e rinj të legjislaturës
Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë janë prezantuar sot me administratën dhe funksionet e shërbimeve dhe departamenteve të Parlamentit
TIRANË - Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë janë prezantuar sot me administratën dhe funksionet e shërbimeve dhe departamenteve të Parlamentit. Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit, është zhvilluar seminari me temë: “Orientimi i deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë të Legjislaturës së VIII, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit”.
Të pranishëm në këtë seminar, ishin nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, zëvendësambasadori i
OSBE-së, Robert Wilton, në Tiranë, sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë, Albana Shtylla dhe deputeti më i vjetër i Kuvendit, Namik Dokle.
Sipas organizatorëve, ky seminar kishte si qëllim orientimin, njohjen e deputetëve të rinj me rolin dhe mënyrën e funksionimit të parlamentit, procedurave parlamentare, seancat plenare, komisionet e përhershme, byroja, konferenca e kryetarëve, dhe të gjithë procesin legjislativit, etj. Të gjitha këto ishin përmbledhur në një manual të përshkrimit të punës të Kuvendit të Shqipërisë.
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule u uroi suksese të gjithë deputetëve të rinj në detyrën e tyre dhe vlerësoi shumë rolin e parlamentit, të demokracisë së parlamentarizmit.
“Ky parlament gjatë aktivitetit të tij, do të bëjë të mundur që vendi ynë të fitojë statusin e vendit kandidat në BE. Është një sfidë dhe për të kemi punuar të gjithë, pa dallime partiake. Ajo që na pret krahas aspektit pozitiv, përmban një shkallë tjetër sfidash e cila do të shoqërohet me çeljen e negociatave. Negocimi është një sfidë në vetvete. Kërkon nga ne të gjithë, nga institucioni, ekspertizë, mendim të kualifikuar, maturi politike, gatishmëri bashkëpunimesh dhe vullnet politik për konsensuse të mëdha dhe për sintezë alternativash”.
Zv/ambasadori Robert Wilton shprehu gatishmërinë që prezenca OSBE ka për të bashkëpunuar me legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, nëpërmjet bashkëpunim rajonal, rrjetëzimin , si për deputetët, administratën e Kuvendit.
Në vijim, si deputeti më i vjetër dhe ish- Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Namik Dokle, pasi falënderoj të gjithë organizatorët për realizimin e këtij aktiviteti shumë të frytshëm për deputetët e rinj, bëri një përshkrim të detajuar të funksionimit të punës në parlament. Dokle u shpreh se parlamentarizmi dhe Kuvendi janë shtyllat themelore dhe vitale të demokracisë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15