Report Tv ka siguruar listën me 55 kandidatë për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH ku spikasin emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias.
Emra si aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula apo edhe regjisori Robert Budina janë në garë për anëtarë të bordit drejtues të televizionit publik.
Pas shkarkimit të 11 anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit , dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, kuvendi ka nisur procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri.
Afati për aplikimet është deri më 7 mars, ndërsa kandidatët do t’i nënshtrohen dëgjesave në komisionin e medias.
Komente












Po shoh plot emra interesante,disa prej tyre jane aty per merite te plote te tyre,e disa te tjere per merite te mbiemrit qe mbajne.Nga ky keshill, po te miratohet, ka per t'u zgjedhur drejtuesi i ardhshem i RTSH.Nuk e di nese lejohet te zgjedhin nga rradhet e tyre,por mua mu duk interesant emri i Arben Lamit,ka nje rezyme te pershtatshme,eshte ekonomist-dicka shume e rendesishme per financat e RTSH,jo vetem per rrogat,por dhe per kostot,fitimet,shpenzime,humbjet;drejtor projektesh i qendres kinematografike,pra mund te sjelle vizion te ri e ide te reja per emisione e programime,gjithashtu ka qene anetar i keshillit te degjuesve e shikuesve ne RTSH,pra e di cfare pelqen e nuk pelqen publiku.
Përgjigju