Kuvendi shkarkon Fullanin
e Golemin, Rama lë votimin

Kuvendi shkarkon Fullanin<br />e Golemin, Rama lë votimin
TIRANE- Ardian Fullani është tashmë zyrtarisht i shkarkuar nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë të cilin e mbante prej 9 vitesh. Me votat e 72 deputetëve Parlamenti vendosi shkarkimin e Fullanit, ndërsa 6 prej tyre votuan kundër. Po ashtu, Kuvendi shkarkoi edhe Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, me 76 pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.
 
Seanca plenare e Kuvendit u zhvillua pa praninë e opozitës, e cila vijon bojkotin prej muajit Korrik, por në Parlament u pa vetëm deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi. Sakaq, votimi për shkarkimin e dy funksionarëve të Bankës qendrore ishte i fshehtë, dhe nuk dihet se cilët nga deputetët kanë dalë kundër. 

Kryeministri Edi Rama nuk ishte në sallë gjatë momentit të votimit. Shkarkimi i Ardian Fullanit nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i hap tashmë dritën jeshile procesit për emrin e ri të guvernatorit të Bankes së Shqipërisë .

Ish-Guvernatori Ardian Fullani, i cili aktualisht ndodhet në “arrest shtëpie” është nën hetim në lidhje me skandalin që përfshiu Bankën e Shqipërisë me vjedhjen e 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit në Linzë. Fullani kaloi 10 ditë në qelinë e paraburgimit të institucionit të vuajtjes së dënimit numër 302 në Tiranë, pasi u arrestua të premten e 5 Shtatorit dhe la qelinë pas apelimit që i beri vendimit te Shkalles se Pare.

Ishte Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë që i propozoi Kuvendit shkarkimin e Fullanit me argumentin se ka shkelur etikën dhe ka cënuar thellë interesat e institucionit më të lartë financiar në vend...duke u kujdesur të mos ngrenë akuza për neglizhencë në detyrimet si Guvernator. Ndërsa ndryshe ndodhi për Golemin, ku iniciativën për shkarkimin e saj e morën vetë deputetët. Kjo për shkak se Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë, propozohet, emërohet dhe shkarkohet nga Kuvendi.

votimi i shkarkitimt te fullanit

Rrjedhja e parë e votave, 6 deputetë kundër
Të pranishëm gjatë momentit të votimit për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë ishin 78 deputet. Në brendësi të tyre ishte edhe deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi si edhe kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Që të dy ligjvënësit ishin një suprizë për votimin pasi ata nuk ishin paraqitur në seancat e fundit plenare. Rakipi si pjesëtari i partisë çame, pjesë e opozitës, shkaktoi habi pasi erdhi vetëm në çastin e votimit. E njëjta gjë edhe për kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili që pas miratimit të reformës administrative është në relatat të ftohta me mazhorancën. Votimi i djeshëm ishte edhe rrjedhja e parë e votave për mazhorancën. një vit pas betimit të saj në parlament, deputetët e shumicës patën rrjedhje votash përsa i përket shkarkimit të Fullanit ku gjashtë prej tyre ishin kundër, ndonëse njëri nga deputetët ishte pjesë e opozitës.

...
Me arrestimin e Fullanit, Banka kaloi nën drejtimin e përkohshëm të zëvend137sguvernatores së Parë Elisabeta Gjoni, njëherësh anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
 
Pas 1 tetorit përzgjedhjen anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës
Brenda tri ditëve, 32 persona kanë shprehur interesin e tyre për t’u bërë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në datën 15 shtator, kreu i qeverisë lançoi fillimin e procedurave për aplikimin e personave të interesuar që duan të bëhen pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të Banës së Shqipërisë ku deri dje, numri kishte vajtur në 32 aplikant. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “facebook”, kreu i qeverisë theksoi se procedura për aplikimin për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës do të vijojë deri në datën 30 shtator duke paralajmëruar se në fillim të muajit tetor do të nis procedura për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj.

Gjatë kësaj periudhe pritet që në presidencë të intensifikohen takimet e fshehta ndërmjet PD-së dhe PS-së ku Nishani do të jetë ndërmjetësi i propozimeve të tyre. Duke qenë se të drejtën për të propozuar emrin e ri të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë e ka presidenti, Rama dhe Basha do të paraqesin propozimet e tyre tek ai dhe më pas ato do të konsultohen në distancë. Pritet që këto takime të intensifikohen ditët e fundit pasi tani më, Ardian Fullani u shkarkua zyrtarisht nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion