Kuvendi ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Ishte deputetja Jorida Tabaku ajo që propozoi që të shtyhet ligjin për pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kërkesë e cila u pranua nga mazhoranca.
Jorida Tabaku: Unë kam një thirrje për kolegët socialistë, të tërhiqe ligji për gjykatën kushtetuese sot, ti ushtrojmë procedurën parlamentare, ta diskutojmë si pjesë e diskutimeve të komisionit të reformës në drejtësi dhe të shikojmë mundësinë për një reformë tërësore në sistemin e pagave të gjyqësorit që do i jepte dinjitet Shqipërisë por që edhe nuk cenonte parimet me të cilat është rënë dakord kur është miratuar reforma në drejtësi. Shpresoj që kolegët ti shohin çështjet me parimin që është miratuar reforma në drejtësi. Kjo është pavarësia e pushteteve. Për këtë arsye unë shpresoj që të kemi mundësi të bëjmë një diskutim në komisionin e posaçëm që është ngritur në komisionin e ligjeve. Kjo do ti jepte mundësi edhe opozitës që të japin mendimet e tyre.
Toni Gogo: Jemi dakord që ta shtyjmë për një seancë tjetër, por më duhet ti them zonjës Tabaku që nuk është e mirinformuar dhe nuk ka faj se me gjithë lumin e akuzave që kolegët e saj i kanë bërë gjykatës më të nderuar në vend mund të keq informohesh në këto kohë dizinformacioni. Gjykata kushtetuese e ka dërguar në Kuvend projektin më 21 qershor, GJK kushtetuese ka ndjekur procedurën dhe ndaj ne sot e sjellim këtë propozim, por jemi dakord që ta shtyjmë për një seancë tjetër. Ne jemi dakord që ta shtyjmë dhe uroj që të reflektojnë edhe kolegët për mos të hedhur më baltë mbi institucionet kushtetuese të këtij vendi që ruajnë kushtetushmërinë e një organi.
Lajmi kryesor:
Për herë të dytë, Kuvendi shtyn pr.ligjin për pagat e Kushtetueses! Bardhi e Tabaku: Duhet reformë tërësore! Gogu: Mos hidhni baltë! Ja çfarë u miratua
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla vizitë në Teqen e parë bektashiane shqiptare në Amerikë: Kontribut i madh për shqiptarizmin
24 Janar, 18:54
-
Balla me federatën ‘Vatra’: E domosdoshme hapja e një konsullate në Miçigan! Regjistrohuni për zgjedhjet, afati i fundit 4 mars
24 Janar, 10:00
-
Thoma Gëllçi: Sherrin nuk e gjeta mes jush. Atë ua solla unë!
23 Janar, 20:41
-
Vota e Diasporës, Balla: Mbi 50 mijë aplikime, ka një numër të lartë gabimesh, ja si të shmangni gjatë regjistrimit
22 Janar, 11:09
-
Vrasjet e 21 Janarit/ Taulant Balla: Nuk kemi ndenjur të heshtur e as indiferentë, Ne presim drejtësi
21 Janar, 12:07
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Nesër 14-vjetori i krimit shtetëror, Balla kërkon drejtësi për 21 Janarin: Berisha, urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard, e pranoi edhe vetë! (VIDEO)
20 Janar, 16:28
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Dosja Toyota Yaris/ Berisha del nga SPAK e publikon të tjera përgjime: Aty ku do të shkojë ai, do ia djegin letrat me benzinë, se bundra luan edhe me Taon
20 Janar, 12:03
-
Balla këshilla Diasporës në Torino: Regjistrohuni të jepni votën për Shqipërinë në BE, kujdes me aplikimin në KQZ! S’duhen ndërruar as makina dhe as shoferi!
19 Janar, 20:35
-
Nesër Kuvendi nis sesionin e fundit para 'shpërndarjes', ndryshimet në Kod për votën e diasporës ‘sfida’ e parë për konsensus! Begaj mesazh ligjvënësve
19 Janar, 13:10
-
‘Bardhi ka probleme me grupin e Berishës’, Lapardhaja në Report Tv: Saliu kërkon të bëjë pazare me Ramën
19 Janar, 13:07