Aktualisht afati për plotësimin e vendeve vanakte në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka përfunduar. Apeli i bërë nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Brace, se afati ishte deri në datën 12 nëntor ka skaduar, çka do të thotë se Kuvendi duhet të nis nga puna për të shqyrtuar të gjitha kandidaturat për anëtar të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe për ti kaluar ato më pas në seancë plenare. Por vonesa mesa duket ka ardhur përshkak se Kuvendi aktualisht ka një kalendar të posaçëm punimesh.
Konkretisht deri ditën e hënë, Kuvendi do të jetë në shqyrtim maratonë të Buxhetit vjetor për vitin 2015, çka do të thotë se një pjesë e mirë e projektligjeve të tjera apo të vendimeve të tjera të Kuvendi do të shtyhen pas datës 17 nëntor që do të zhvillohet edhe seanca maratonë e buxhetit vjetor.
Sipas të gjitha gjasave, pas datës 17 nëntor, Kuvendi do të nis procedurat për emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pas vakancave që u krijuan kë këtë institucion.
/Shqiptarja.com