TIRANE- Kuvendi votoi sot emërimin e Sokol Çomos si anëtar i ri i KLD-së dhe Petrit Ahmetin si kryetari i Entit Regullator të Energjisë. Duke i uruar suksese Meta tha se të dy kanë punë të vështirë. Opozita  nuk mori pjesë në seancë pasi vazhdon bojkoton parlamentar në shenjë proteste për shtyrjen e ligjit të nëpunësit civil.

VOTIMI I SOKOL ÇOMOS
Sokol Çomo, emri i të cilit u propozua nga 40 deputetë të PS dhe të LSI, është anëtari i ri i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai do të zëvendësojë Neshat Fanën, i cili u zgjodh kryetari i shkollës së Magjistraturës. Kandidatura e Sokol Çomos mori 76 vota pro një kundër dhe asnjë abstenim. "Suksese dhe Sokol Çomos se edhe ai ka punë të vështirë “- tha Meta pasi dha rezultatin e votimit.

PD KUNDER SOKOL ÇOMOS
Para votimit, nga selia PD-së, deputeti Oerd Bylybashi e quajti kandidaturën e Çomos si kandidaturë haptazi politike.

"Sot mazhoranca socialiste, pasi e kaloi me nxitim ne Komisionin e Ligjeve, voton kandidaturen e zotit Sokol Como si anëtar te Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zoti Sokol Como, ish zevendes minister i Drejtesise ne kohen e qeverisjes socialiste, eshte rrezuar me pare nga Parlamenti si kandidature haptazi politike, e cila do te cenonte pavaresine e gjyqesorit nga politika.
Me votimin sot nga mazhoranca e verber e votave, Kryeministri Rama po rikthen modelin e emerimeve politike ne institucionet e drejtesise. Ky është e vërteta e të ashtuquajturës Reformë të Drejtësisë që po trumbeton zoti Rama dhe të tijët: Jo pavarësia e gjyqësorit por kontrolli dhe nënshtrimi politik i tij përmes emisarëve të devotshëm të mazhorancës.
Kjo nuk është reformë. Ky është revansh ndaj institucioneve të pavaruara të Drejtësisë. Duke denoncuar votimin e kesaj kandidature opozita është e vendosur qe te mbroje me cdo cmim institucionet e pavarura dhe të ndalë këtë revansh per kapjen e institucioneve te pavarura qe kane si detyre kushtetuese kontrollin e pushtetit te qeverise."- tha Bylykbashi.

Ndërkohë që  kandidatura e Çomos kaloi dje në Komisionin e Ligjeve

PETRIT AHMETI NE KRYE TE ERE
Petrit Ahmeti u zgjodh kryetari i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë” duke marrë 74 vota pro ndërkohë që kandidatura tjetër e Agim Nashit mori vetëm 6 vota. Votimi u krye në seancën e sotme të Kuvendit ku opozita nuk mori pjesë pasi e bojkotoi në shenjë proteste për shtyrjen e ligjit të nëpunësit civil.

“Suksese Petrit Ahmetit se kapunë të vështirë “- tha Meta pasi dha rezultatin e votimit.

Dy kandidaturat u prezantuan më 3 tetor në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku sërish mungonte opozita.  Kryetari Eduard Shalsi tha se, kandidaturat i plotësojnë kriteret dhe këto do i paraqiten Kuvendit.

Redaksia Online
(sg/ac/shqiptarja.com)