Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00 në seancën plenare që hap sesionin e ri parlamentar. Në këtë seancë, do të kalojnë për votim pesë dekretet e kthyera nga Presidenti Nishani, të cilat u diskutuan dhe u rrëzuan në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.
Axhenda e ditës së sotme parashikon miratimin e programit të punës për periudhën 1 shtator – 9 tetor 2014, dhe kalendarit 3- javor (1 – 18 shtator 2014) të punimeve të Kuvendit.
Ndërkaq, në seancën e sotme do të diskutohen edhe dekretet për shkarkimin e Ilirjan Celibashit nga detyra e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin; dhe për emërimin e Ermonela Felaj, në këtë detyrë.
Por nga ana tjetër Partia Demokratike ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë apo jo në punimet e Kuvendit por gjasat janë për një bojkot të mundshëm.
/Shqiptarja.com