Kuvendi sot/ 'Skenari' i Rithemelimit, Garda ka në dorë vendimin që përjashton Sali Berishën e 22 deputetët e Rithemelimit

Kuvendi sot/ 'Skenari' i Rithemelimit, Garda ka në dorë vendimin që përjashton Sali Berishën e 22 deputetët e Rithemelimit

1697729570_kuvendiishqiperise.jpg

Pritet të jetë një seancë e nxehtë parlamentare kjo e sotmja që pritet të nisë në orën 17:00 ku pritet mbizotërojë tema e akuzave të ngritura nga SPAK ndaj Sali Berishës lidhur me aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Në faqen zyrtare të Kuvendit krahas njoftimit të seancës është publikuar dhe vendimi që ndalon 23 deputetët e përjashtuar të opozitës të jenë në seancë.

Në vendimin e marrë nga sekretariati për procedurat, votimet dhe etikën që mban datën 19 tetor 2023 shprehet qartë se masa disiplinore ‘përjashtim për pjesëmarrje në komisione dhe në seancë plenare’ fillon më 20 tetor deri më 30 tetor 2023, por ky vendim duket që do të refuzohet nga Sali Berisha dhe deputetët mbështetës të tij të cilët kanë thënë që do të jenë sot të pranishëm në seancë.

Vendimi sipas rregullores i ka shkuar edhe gardës së Republikës që të marrë masa, por deputetët kanë lajmëruar se do të jenë të pranishëm.

Dje Gazmend Bardhi u ka dërguar një mesazh deputetëve të Rithemelimit, mbështetësve te tij që të jenë të pranishëm pasi pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili sipas tij parashikon përjashtimin e tyre për 11 ditë.

Në mesazh Bardhi u shkruan që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të mblidhen para ndërtesës së Parlamentit në orën 16:30 minuta për të shkuar “në grup në seancë”.

“Nesër e hënë, ora 17:00, është planifikuar seanca e radhës plenare. Pavarësisht vendimit të përjashtimit arbitrar, i cili parashikon përjashtimin tonë për 11 ditë, ne duhet të jemi të gjithë në seancë. Për këtë qëllim, mblidhemi të gjithë bashkë në orën 16:30 për të shkuar në grup në seancë. Ndërkohë, mbledhja e radhës e grupit do të zhvillohet si zakonisht, të martën, datë 31 Tetor, ora 13:00. Ju përshëndes!" shkruhej në mesazhin e Bardhit drejtuar dje deputetëve të Rithemelimit.

Vendimi i perjashtimit të deputetëve
Deputetët e përjashtuar 

1. Sali Berisha
2. Flamur Noka 
3. Albana Vokshi
4. Xhelal Mziu
5. Gazmend Bardhi
6. Bledion Nallbati
7. Edmond Spaho
8. Saimir Korreshi
9. Lindita Metaliaj
10. Ramadan Likaj
11. Luan Baçi
12. Lefter Geshtenja
13. Ina Zhupa
14. Helidon Bushati
15. Isuf Çela
16. Asllan Dogjani
17. Bujar Leskaj
18. Lodovik Hasani
19. Tritan Shehu
20. Greta Bardeli
21. Sorina Kote
22. Kastriot Piroli
23. Kasëm Mahmutaj  


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Degjeneron seanca, deputeti i Rithemelimit Nallbati grusht kolegut socialist, Vullnet Sinaj! Përjashtohet! Deputetët e Berishës krijojnë kaos, 'pushtojnë foltoren'


S.G/S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit