Ligji që parashikon spastrimin e radhëve të policisë së shtetit nga punonjës pa integritet profesional, me pasuri të dyshimta është votuar me 88 vota pro apo si bashkëpunëtorë të kontigjenteve kriminale. Në ligj janë marrë parasysh dhe amendimet e paraqitura nga Lëvizja Socialiste për Integrim një javë më parë në seancë.
Ndërsa momenti kulminant i konsensusit të kësaj seance kanë qenë 121 votat pro për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen Tahiri. Kryetar i këtij komisioni do të jetë demokrati Paloka, ndërsa n/kryetare socialistja Ermonela Felaj.
Komisioni i kërkuar nga opozita do të hetojë veprimtarinë dhe ligjshmërinë e veprimeve administrative të organeve të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike, përfshirë dhe çështjen për të cilën akuzohet ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, ndërhyrjeve të këtyre pushteteve në ushtrimin me ndjekjes penale në mënyrë të pavarur nga organi i prokurorisë.
Megjithëse shumica dhe opozita kishin rënë më parë dakord për ngritjen e komisionit ata sërish nuk kanë kursyer përplasjet dhe akuzat ndërmjet tyre. Deputetët e te dyja palëve janë përplasur midis tyre në lidhje me çështjet e rendit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, por megjithatë fundi i seancës i ka "buzëqeshur" të dyja palëve të policisë pasi kanë miratuar me konsensus dy çështjet e rëndësishme të rendit të ditës Vettingun në polici dhe hetimin e Tahirit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











