Kuvendi, voton buxhetin 2012, opozita kundë

Ora 11: 50 - PS E PD VOTOJNE NDRYSHIMET E KODIT RRUGOR
Kuvendi ka votuar pak minuta më parë ndryshimet në "Kodin Rrugot të Republikës së Shqipërisë. 115 cota pro ka qenë rezultati i votimit.
Kryetarja e Kuvendit në fund të seancës ka lexuar emërimet e reja në përbërjen e disa komisioneve.

Ora 11.40 - KUVEND, VOTOHET BUXHETI 2012, PS KUNDER
71 votat e dhëna nga mazhoranca kanë bërë që të votohet në tërësi buxheti për vitin 2012. Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka votuar kundër projektit financiar të qeverisë për vitin e ardhshëm.

ORA 11: 20 BODE: PS PERRALLA PER HEQJEN E TVSH -SE SE ENERGJISE
Ministri i financace Ridvan Bode ka deklaruar se rritja e çmimit të enetgjisë elektrike është e paevitueshme. Duke replikuar me deputetë të opozitës për TVSH në disa sektorë të ekonomisë, Bode akuzoi të majtët se po jetojnë me modelin e shkatërrimit. “Sistemi i energjisë ështe i rregulluar dhe jo sistem tregu. Realisht 1 KË energji është 1 eurom ndërsa ne e shesim 70 lekë. Ju tregoni përralla kur flisni për heqje të tvsh-së për energjinë. BE na kërkon vendosjen e akcizës. Buxheti dhe kompania KESH janë të detyruar të komunikojnë më njëra tjetrën”, deklaroi Bode. Më tej ai ka akuzuar të majtët se 7 vjet më parë aplikuan tatimin mbi të ardhurat personale, por me një vlerë 3 herë më të madhe.

“Ju e kishit tatimin progresiv 30% për pagën. Doni të vini në pushtet me gënjeshtra. Në 2004, ju mblodhët 6.8 mln lekë me tatimin tatimin mbi të ardhurat personale, i cili ishte 35%. Ndërsa ne, në vitin 2010 mblodhëm 27 miliard lekë kur tatimi është vetëm 10% e të ardhurave personale”, tha Bode.

ORA 11:00 BODE: OPOZITA BËN DEMAGOGJI
Ministri Bode tha se sot dëgjojmë të njëjtën këngë dhe refren të opozitës, që dëshmon qartë mungesën totale të argumentit dhe etjen për të bërë demagogji jashtë cdo realiteti”

ORA 10: 58 AHMETAJ: TATIMI PROGRESI LEHTËSON TË PUNËSUARIT
Deputeti socialist Arben Ahmetaj tha se tatimi progresiv do të lehtësojë 90 % të punësuarve në sektorin public dhe privat. “Nëse një pagë është 400 mijë lekë, të vjetra, dhe nëse sot kjo pagë tatohet 36 mijë lekë të vjetra, nëse miratohet ky tatim progresiv atëherë kjo pagë të tatohet 14 mijë lekë të vjetra.”

ORA 10: 50 KODHELI: TË HIQET TVSH PËR ILACET
Deputetja socialiste Mimi Kodheli deklaroi se buxheti nuk është realist. Ajo propozoi në emër të PS heqjen e tvsh për ilaçet, librin dhe personat me të ardhura të pakta të paguajnë me pak taksa. “Monopolet vazhdojnë të mbizotërojnë në treg, cmimet e shtrenjtuara, kriza ka prekur cdo familje që vijon të taksohet rëndë. Cmimi i energjisë, cmimi i ilaceve janë të papërballueshme”. – tha Kodheli.

ORA 10: 40 KUVENDI 1 MINUTË HESHTJE PËR GODON
Kuvendi nis punën duke mbajtur një minutë heshtje në respekt të figurës së Sabri Godos. Propozimi u bë nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë