Ndonëse Kuvendi pritet të votojë sot për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, duket se kjo çështje nuk përbën shqetësim për këtë të fundit, ndërsa vijon me axhendën e tij të planifikuar. Meta ka preferuar as të mos paraqitet në seancën e sotme në Kuvend për të folur para ligjvënësve, por bëhet gati të presë në Presidencë Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.Në kuadër të nismës "Artistët në Presidencë" po zhvillohet një aktivitet kulturor, ku Meta nderon me Tituj edhe disa nga personalitetet e këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

"Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare. Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare. Pas pak, ju ftoj të gjithëve të ndiqni live, këtë aktivitet kulturor, reflektim të shpirtit artistik të jashtëzakonshëm të dibranëve", ka shkruar Meta në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta nuk e ka njohur nismën e mazhorancës për shkarkimi ne tij, madje e ka cilësuar atë nul dhe anti kushtetuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Sot shkarkohet Meta/ Kapexhiu nga festa në Presidencë: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga, te ne po hidhet valle! Bashkohuni në festën tonë (VIDEO)

Bujar Kapexhiu në aktivitetin kulturor në Presidencë nuk ka lënë pa komentuar atë se çfarë p ndodh në seancën e Kuvendit, ku pritet shkarkimi i presidentit Ilir Meta.

“Në një salle të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t'ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t'i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu.