Kuvendi zgjat vetëm 1 orë,miratohet
ligji i 'Erasmus +', PD vijon bojkotin

Kuvendi zgjat vetëm 1 orë,miratohet<br />ligji i 'Erasmus +', PD vijon bojkotin
TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë është mblkedhur ditën e sotme në seancën e dytë parlamentare të sesionit të ri. Në mungesë të opozitës e cila vijon bojkotin e saj që prej korrikut, mazhoranca ka miratuar një sërë projektligjesh të parashikuara në rend dite.

Kështu me 72 vota pro dhe asnjë kundër është miratuar projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin “ ERASMUS +” programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin”.

Nga ana tjetër me 75 vota pro është miratuar edhe projektligji “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë". Ndërsa po me 75 vota është miratuar edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin dhe statusin e organizatës Evropiane të së Drejtës Publike”. 

Vetëm me votat e mzhorancës është miratuar projektligji tjetër i parashikuar në rend dite, “Për disa ndryshime në ligjin nr.10440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”. 

Seanca e sotme parlamentare, zgjati për rreth 1 orë në të cilën deputetë të mazhorancës argumentuan votimin e projektligjeve të mësipërme. 

Nis seanca e dytë e sesionit të ri parlamentar, PD vazhdon bojkotin
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur ditën e sotme seancën parlamentare e dyta për këtë sesion të ri parlamentar pas asaj të mbajtur të hënën e kaluar më 1 shtator. Në seancën e sotme janë parashikuar një sërë projektligjesh ndërsa ajo nisi me diskutimet për projektligjin për "Organet e vleresimit te konformitetit".

Opozita vazhdon të bojkotojë punimet, duke respektuar vendimin politik të marrë që në korrik, dhe të ripërsëritur edhe në këtë fillim sesioni nga deputetët e PD.

Gjithashtu në rend dite janë parashikuar edhe diskutimet për p/ligjet si ai “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin “ ERASMUS +” programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin”, si dhe disa projektigje te tjere.

RENDI I DITES 
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 1.09.2014. 
2.Projektligji “Për akreditimin e organeve të vlerësimit të konformitetit në Republikën e Shqipërisë 
3.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin “ ERASMUS +” programi i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin”. 
4.Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr.10440, datë 7.7.2011 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”. 
5. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin dhe statusin e organizatës Evropiane të së Drejtës Publike”. 
6. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Koha e diskutimeve deri në 60 minuta. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën

Maqedoni e Veriut/ Po mbante një fjalim, ish kryeministri i Skocisë rrëzohet dhe humb jetën