Kuvendi zgjedh Sejkon në bordin e
BSH, "dritë jeshile" për Guvernato

Kuvendi zgjedh Sejkon në bordin e<br />BSH,
TIRANE - Natasha Ahmetaj, Tonin Kola dhe kandidati i dekretuar nga Presidenti për Guvernator, Gent Sejko, janë anëtarët e rinj të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Kuvendi miratoi sot tre kandidaturat për anëtar në bordin drejtues të BSH, duke plotësuar kështu 3 nga katër vendet bosh në këtë Këshill, duke e çuar kështu në tetë numrin e anëtrëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Konkretisht Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 111 vota pro kandidatin e dekretuar për Guvernator Gent Sejkon, me 82 vota pro Tonin Kolën si dhe me 74 vota pro Natasha Ahmetajn.

Më poshtë votat e marra nga ana e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikqyrës së BSH:

Tonin Kola – 82 vota pro, 39 kundër, 2 abstenim
Natasha Ahmetaj – 74 vota pro, 47 kundër, 4 abstenim
Gent Sejko – 111 vota pro, 7, kundër, 8 abstenim.

PS ka vendosi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të para dy ditëve që të votojë 3 emrat për Këshillin Mbikëqyrës të BSH-së, mes të cilëve edhe kandidati i dekretuar nga nga Presidenti Nishani si kandidati për Guvernatorin e BSH, Gent Sejko. Miratimi i emrit të Sejkos si anëtar i Bordit të BSH i hap rrugë dhe miratimit të tij si Guvernator i BSH. 

Ndërkaq ditën e djeshme tre kandidatët kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë ku kanë ndarë vizionet e tyre si anëtarë të Këshillit Mbikqyrës. Në fjalën e tij, Sejko tha se sipas tij, vjedhja e 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit të Bankës së Shqipërisë ka ardhur si rezultat i mungesës së administrimit dhe menaxhimit. Sejko: Vjedhja e Thesarit erdhi si shkak i mungesës së menaxhimit

Projektligjet e tjera te miratuara ne Kuvend
Pr/ligji “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë
shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.
Në tërësi:  75 pro, 50 kundër, 1 abstenim
 
Projektligji “Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar”.
Në tërësi: 75 pro, 49 kundër ,0 abstenim
 
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” të ndryshuar”.
Në tërësi 75 pro, 50 kundër, 0 abstenim
 
“Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Unionit “Doganat 2020”.
Në tërësi  123 pro, 0 kundër, 0 abstenim
 
Projektrezoluta “Për njohjen dhe forcimin e rolit të shoqërisë civile në procesin e zhvillimeve demokratike të vendit”.
Me elektronikë:
100 vota pro, 6 kundër, 2 abstenim
 
Projektvendim “Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”.
82 vota pro, 6 kundër, 2 abstenim
 
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë