Kuvendi zgjodhi Altin Binajn si anëtarin e 5 të Gjykatës Kushtetuese, OSBE: Hap i rëndësishëm, në pritje të emërimeve të tjera deri sa të jetë në funksion të plotë

Kuvendi zgjodhi Altin Binajn si anëtarin e 5 të Gjykatës Kushtetuese, OSBE: Hap i rëndësishëm, në pritje të emërimeve të tjera deri sa të jetë në funksion të plotë

Gjykata Kushtetuese, Altin Binaj dhe kreu i OSBE në Tiranë, Del Monaco

Prezenca e OSBE në Tiranë ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Kuvendit për të emëruar Altin Binajn si gjyqtarin e pestë të Gjykatës Kushtetuese.

"Prezenca e OSBE-së me kënaqësi vëren se është hedhur një hap i rëndësishëm e i shumëpritur drejt një Gjykate Kushtetuese plotësisht funksionale. Pas zgjedhjes së një gjyqtari tjetër nga Kuvendi, mbetemi në pritje të emërimeve pasuese, me qëllim që Gjykata të jetë në funksion të plotë si një institucion thelbësor për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë. Përmes mbështetjes së përkushtuar, Prezenca është e gatshme të vazhdojë ta ndihmojë Gjykatën Kushtetuese për rritjen e efektivitetit dhe transparencës", thuhet në reagimin e OSBE.

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar dje me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë!

Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Tashmë duhet edhe një për të plotësuar kuorumin dhe për ta bërë më në fund funksionale Gjykatën Kushtetuese. Tashmë mbetet vetëm plotësimi i vakancës së Presidentit të Republikës.

Dje e kanë përshëndetur vendimin e Kuvendit edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ambasadori gjerman Zingraf

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donald: 18/12/2020 11:01

    U zgjodh ne kundershtim me kushtetuten se duheshin 3 kandidatura ne parlament. Reforma vazhdon duke shkelur kushtetuten dhe bere qokat e PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd

Incident gjatë fluturimit Hamburg-Prishtinë, avioni bën ulje të detyruar në Beograd