'Kushtetuesja' drejt funksionimit/ Miratohet me 96 vota pro Altin Binaj si anëtari i 5-të, mbetet vetëm plotësimi i vakancës së Metës! Kim: Lajm i madh, KED të veprojë shpejt

 'Kushtetuesja' drejt funksionimit/ Miratohet me 96 vota pro Altin Binaj si anëtari i 5-të, mbetet vetëm plotësimi i vakancës së Metës! Kim: Lajm i madh, KED të veprojë shpejt

Altin Binaj dhe Yuri Kim

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar sot me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Me këtë vendim Kuvendi plotësoi 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatë!

Ky është një hap shumë i rëndësishëm drejt plotësimit dhe bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese. Binaj bëhet kështu anëtari i pestë i këtij institucioni kyç. Tashmë duhet edhe një për të plotësuar kuorumin dhe për ta bërë më në fund funksionale Gjykatën Kushtetuese. Tashmë mbetet vetëm plotësimi i vakancës së Presidentit të Republikës. 

Lajmin e ka bërë të ditur fillimisht kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili shkruan në “Twitter” pas vendimit se kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë.

“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota, të mjaftueshme për ta zgjedhur atë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan Balla.

Emri i Altin Binajt erdhi në Kuvend pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 3 ditë më parë. Binaj plotëson në Gjykatën Kushtetuese vakancën e mbetur pas shkarkimit i ish-anëtarit Fatos Lulo.

Kuvendit i është dashur ta shpallë tre herë këtë vend vakant, konkretisht në datat 28 gusht 2018, 21 gusht 2019 dhe 29 shtator 2020. Dy proceset e para për plotësimin e vakancës dështuan pasi nuk kishte kandidatë. Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetues, për një vend vakant duhen tre kandidatë, kusht që nuk është respektuar në rastin konkret për shkak të rrethanave, emergjencës dhe mungesës së kandidatëve që plotësojnë kushtet.

Në ditët në vijim, KED pritet t’i dërgojë kandidaturat Presidencës, të renditura sipas pikëve, për vendin vakant, të krijuar pas shkarkimit të Besnik Muçit. Në garë janë Sonila Bejtja, Aleksandër Toma si dhe Zhaklina Peto. Kjo e fundit është kthyer në garë për të katërtën herë nga Gjykata Administrative.

Tashmë vendi është në rrugë të mbarë drejt bërjes funksionale të Gjykatës Kushtetuese, e cila që prej majit të vitit 2018 nuk ka marrë asnjë vendim.

Me votimin e Binajt, Gjykata Kushtetuese bëhet me 5 anëtarë, bashkë me Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji. Kushtetuesja duhet të ketë 9 anëtarë në total, por plotësimi i tre anëtarëve të fundit pritet pas plotësimit të Gjykatës së Lartë, e cila edhe ajo nuk është funksionale.

Plotësimi i Kushtetueses ka qenë prej kohësh një prioritet i ndërkombëtarëve. Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka përsëritur thirrjet për të bërë funksionale brenda këtij viti Gjykatën Kushtetuese. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Votimi i Altin Binajt si anëtari i 5-të i Kushtetueses, Gjonaj: Të jetë sa më parë funksionale

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka përshëndetur miratimin e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese, Altin Binaj di dhe veprimin shpejtë të KED për vlerësimin e kandidatëve. Gjonaj shkruan e Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë duhet të jenë sa më shpejt funksionale dhe se po bëhet gjithçka nga institucionet që kjo të behet e mundur.

"Vendimi sot i Kuvendit të Shqipërisë për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, tregon qartazi se mazhoranca është tërësisht e angazhuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi deri në fund, si një angazhim ndaj qytetarëve dhe për të avancuar në integrimin evropian! Përshëndes përpjekjet e KED për të përfunduar në kohën më të shkurtër të mundshme proçesin e verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve me qëllim plotësimin e vendeve në Gjykatën Kushtetuese! Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë duhet të plotësohen tërësisht sa më shpejt dhe është përgjegjësi e të gjitha institucioneve të përfshira, për ta bërë të mundur funksionimin e plotë të tyre", shkruan Gjonaj ne twitter.

Ora 16:13
Ambasadori gjerman, Zingraf: Të rivendoset shpejt funksionimi i Kushtetueses, kusht për integrimin

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf përshëndet zgjedhjen e Altin Binajt si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti duke e theksuar si një arritje të një objektivi të rëndësishëm, që është bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese. Ambasadori Zingraf thekson se një Gjykatë Kushtetuese funksionale është një hapa para drejt BE-së dhe bën thirrje që institucionet të bashkëpunojnë që të mund të plotësohet edhe vakanca e mbetur e Presidentit për ta vendosur këtë gjykatë në punë.

"Me zgjedhjen e sotme të Altin Binaj si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese është arritur një objektiv i rëndësishëm i ndërmjetëm në rrugën drejt një Gjykate Kushtetuese funksionale. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që në javët dhe ditët e fundit kanë shtruar rrugën drejt vendimit të sotëm. Tanimë është e rëndësishme, që të gjitha institucionet e përfshira të bashkëpunojnë sërish në mënyrë konstruktive për të rivendosur shpejt funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qëndrore e shtetit ligjor në Shqipëri dhe mbetet një kusht i nevojshëm për hapat e ardhshëm të vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian“, tha Zingraf

Ora 16:03
'Kushtetuesja' drejt funksionimit/ Yuri Kim: Lajm i madh! Tani mbetet vetëm vakanca e Presidentit, KED të veprojë shpejt

1607972160_websiteKim1.jpg

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka përshëndetur votimin e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese që vjen nga vakancat e Parlamenti, Altin Binaj. Kim shprehet se KED duhet të veprojë shpejt që të dëgjojë emrin te Presidenti në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale. Një gjykatë kushtetuese funksionale sipas Kim do  të thatë një hap para drejt integrimit në BE.

Lajm i madh: Parlamenti miratoi gjyqtarin për Gjykatën Kushtetuese. Shqipëria tani ka nevojë për 1 gjykatës tjetër për një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Ne shpresojmë që KED të dërgojë listën e kandidatëve tek presidenti sa më shpejtë të jetë e mundur. Kjo është një arritje madhore e cila do ta lëvizë Shqipërinë një hap më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë mes KED, Presidentit dhe Parlamentit, tha Kim

"Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po bën përparim hap pas hapi - dhe duhet të vazhdojë. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht dëshirën e njerëzve të Flamurit të Shqipërisë për një sistem gjyqësor që është transparent, i drejtë dhe plotësisht funksional", kan nënvizuar ambasadorja.

K.T.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Goli kundër Italisë, Nedim Bajrami futet në historinë e Kampionateve Evropiane! Rekord i tillë nuk ishte arritur kurrë

Goli kundër Italisë, Nedim Bajrami futet në historinë e Kampionateve Evropiane! Rekord i tillë nuk ishte arritur kurrë