Me siguri ju kujtohet mjaft mirë sherri dhe inati që nisi mes dy vajzave që në skenën e “Dance with me”. Por mesa duket ‘zjarri’ nuk është shuar ende. Ish banorja e Big Brother, Xhensila Pere ka qenë protagoniste në videoklipin e këngës së re të Genës “Loti i ëmbël”, dhe Linda Rei ka marrë shkas nga skenat provokuese të klipit.
“Mendoni se i keni parë të gjitha?”- shkruan Xhensila krahas një postimi që ka bërë në prapaskenat e klipit.
“Kam përgjigjen e pyetjes tënde… Sigurisht që nuk i kemi parë të gjitha, po presim tre aktorë pornoje të vijnë në skenë me ty,”- është shprehur Rei. Mirëpo kjo e fudnit nuk është ndalur me kaq. Ajo ka bërë edhe disa video që i ka shpërndarë në Instagram dhe është shprehur se më tepër se një klip muzikor, duket si një film pornoje.
Foto e publikuar nga Linda Rei
“Shpresoj të mos jetë një prodhim muzikor sepse është vërtet pa lidhje, ngjan me promon enjë pornoje,”- është shprehur Linda ndër të tjera. Ajo ka vazhduar më tej duke e quajtur ish-banoren edhe një ‘ku*vë pa shije’. Ndërkohë Pere nuk ka reaguar ende!