Çdo ditë në ekranin e A1 Report në emisionin më të ndjekur “Rreze Dielli” nga amvisat transmetohet rubrika “Të gatuajmë me zonja Teftën”.

Në kuzhinën e arreduar mirë, mes të ftuarve dhe gatimeve speciale, programi i drejtuar me shije nga Eneida Xhelili dhe Tefta Pajenga, tashmë e njohur si Zonja Tefta tërhoqën vëmendjen e teleshikuesve.

kuzhina came

Të ftuar të shumtë marrin pjesë në këtë rubrikë ku ndajnë eksperiencat e tyre në fushën e kulinarisë bashkë me teleshikuesit.

Kuzhina tradicionale çame me gatime të shumëllojshme ishte pjesë e puntatës së sotme ku e ftuar ishte Afërdita Avdiu, një amvisë e cila nëpërmjet ekranit të A1 Report dëshira e çoi që të jetë e ftuar në këndin e kushinës.

kuzhina came

Dy ishin recetat që u përgatitën nga kuzhina çame: Qahia dhe supa me mish qengji. Këto dy receta tradicionale çame u përgatitën shumë thjeshtë nga zonja Afërdita.

Atmosfera çame përshkroi këndin e kuzhinës duke sjellë jo vetëm gatimet por edhe muzikën çame në sfond.

kuzhina came

Receta e parë: Qahi
 
Brumi për petë
 
Miell                            700 gr

Vezë                            2 kokrra

Vaj                               1 lugë gjellë

Ujë të vaket

Kripë
 
Përgatitja e masës
 
Vezë                            6 kokrra

Djathë i bardhë              700 gr

Gjalp                            300 gr

kuzhina came

 
Receta e dytë: Supë me mish qengji
 
Mish Qengji                  600 gr

Qepë e thatë                1 kokërr

Qepë e njomë               1 tufë

Oriz                             100 gr

Gjalp                            70 gr

Lëng mishi                    1 l

Kopër                          1 tufë

Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)


 
kuzhina came