Kuzhinieri më i mirë në
Greqi shqiptari Renato Mekolli

Kuzhinieri më i mirë në <br />Greqi shqiptari Renato Mekolli
TIRANE - Pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së kaluar, në Athinë në sallën e Grande Bretagne Hotel hapi siparin eventi i përvitshëm që mbahet në shtetin fqinj për Kuzhinierin më të Mirë. Eventi i njohur me emrin Kapelja e Arte 2012 kurorëzoi 30-vjecarin nga Shqipëria, Renato Mekolli, si Kapelen e Artë për këtë vit.

Ky nuk është çmimi i parë për të riun shqiptar por i treti radhazi për Mekollin. Menjëherë pas çmimit, Mekolli deklaroi se ndjehet “shumë mirë që s’e mohova vendin tim, duke ditur që mund të kishte edhe pasoja në karrierën time si chef kuzhine”. “Gjëja më e bukur për mua është që jam shqiptar, një shqiptar shume i vogël pothuajse i padukshëm në Greqi, por që gazetarët interesohen per gatimin tim dhe grekët sa hërë që ndryshon diçka tek mua, qoftë restoranti, qoftë menyja, restoranti do jetë sold out”, tha Mekolli.

Eventi u zhvillua pas përzgjedhjes nga 200 shefat më të mirë të Kuzhinës greke, per të arritur në këtë finale ku garonin 20 më të mirët e kuzhinës në shtetin fqinj. I riu nga Shqipëria ka qenë epiqendër edhe e shtypit ndërkombëtar, New York Times dhe media të ndryshme ndër vite i kane kushtuar vëmendje Top Chef-it të Kuzhinës Greke. Renato, si çdo emigrant shqiptar, që në moshë të vogël e nisi karrirën në Greqi si pjatalarës por shumë shpejt talenti dhe kreativiteti do ta bente një emër të njohur jo vetëm në disa prej resoranteve luksoze te Athinës por edhe të mbarë Greqisë.

I lindur në 19 nëntor 1982, Renato Mekolli, aktualisht punon për një prej restoranteve mjaft luksoz në Athine të quajtur Vassilenas. Mekolli i bashkëngjitet kështu listës së madhe të shqiptarëve të suksesshëm në mbarë botën që falë talentit dhe aftësive të tyre përkëdhelin ndjenjën e madhe të çdo shqiptari sa herë që rreth tyre shkruhet “Jam nga Shqipëria”.

(corovoda online/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)