Programi i mëngjesit, Reze Dielli në A1REPORT i cili tashmë prej të hënës vjen në ekranin e të gjithë shikuesve, do të mirëpres gjatë të mërkurës kuzhinierin shqiptar me famë ndërkombëtare, Renato Mekollin.

30-vjeçari i cili prej vitesh jeton në shtetin Grek, u shpall në prill të këtij viti si Kuzhinieri më i miri i vitit, pikërisht në shtetin fqinjë.

Jo më larg se të mërkurën në mëngjes, shikuesit e A1REPORT do të kenë mundësinë të mësojnë recetat famoze të Mekollit. Së bashku me Znj. Tefta dhe Enedën, Mekolli do t’i bashkëngjitet kuzhinës së Reze Dielli ku veç gatimeve do të tregojë më tepër për karrierën dhe jetën e tij në shtetin Helen.

I lindur më 19 nëntor të vitit 1982, Mekolli aktualisht gatuan specialitet e tij për klientet e restorantit luksoz grek Vassilenas, i cili ndodhet ne Athine.

Kjo do të jetë hera e parë që Mekolli do të gatuajë live në një nga mediat shqiptare, rast ky i cili nuk duhet humbur.

Kapelja e artë e vitit, Mekolli i cili mirëpret të mërkurën të gjitha amvisat shqiptare në ekranin e A1REPORT, është vlerësuar edhe me dy çmime të tjera po të rëndësishme për karrierën e tij si kuzhinier.

Të henen, kur startoi ne  "A1Report" emisioni "Rreze Dielli", i ftuar nderi qe gatoi bashke me Zonjen Tefta ishte Niles Cole, zevendes shefi per marredheniet me publikun ne Ambasaden Amerikane ne Tirane. Ai gatoi nje pule te skuqur, pjate tradicionale e festes se Pavaresise amerikane.

(km/shqiptarja.com)