Kuzhinieri shqiptar përmendet nga moderatorja e famshme Ellen DeGeneres

Kuzhinieri shqiptar përmendet nga moderatorja e famshme Ellen DeGeneres

Afrim Avdyli

Emrat shqiptarë vazhdojnë të jenë akoma në qendër të vëmendjes dhe kësaj rradhe në kulinari.

Afrim Avdyli ka 20 vite që punon si kuzhinier duke e filluar në një moshë të re dhe me shumë vështirësi.

Për të, kuzhina është vet jeta, ajo që bashkon familjarët e miqtë, thjesht është dhoma ku krijohet magjia, shkruan media kosovare.

Avdyli gjatë fillimeve të tij, sigurisht që është përballur me shumë sfida, por ai tanimë njihet si artist në kuzhinë dhe një detajist i shkëlqyer i gatimit.

Një dele e realizuar me lulelakër ishte inspirim për faqen zyrtare të “The Ellen Show” që të krijojnë një shkrim shumë të lezetshëm.

“Si ta bëjmë konfuz një vegan” ishte mbishkrimi i fotografisë së publikuar në rrjetin social instagram i cili ndiqet nga mbi 3 milionë njerëz.

Foto nga faqja e "Ellen Show"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim