2 vëllezërit rrahin brutalisht me leva hekuri dhe grushte kuzhinieri Indrit Çela, mik i Alfio Rrotanit! Video nga momenti kur nxirret zvarrë nga makina e goditet! Mister pse i dhunuari e paraqiti në polici si aksident

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Ura e Gjolës në Fushë Krujë, ku pre e një dhune barbare ra kuzhinieri Indrit Çela 39-vjeç, i njohur edhe si miku i Alfio Rrotanit. Çela është rrahur me grushte, shkelma e leva hekuri nga 2 vëllezërit Ernest Luka 24 vjeç i arrestuar dhe vëllai tjetër Donald Luka, 27 vjeç i cili është shpallur në kërkim,  dhe më pas është lënë në rrugë, ndërsa ka marrë plagë të rënda në kokë dhe fytyrë.

39-vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën e tij tip Smart me targa  AA 062 LR në momentin që është nxjerrë zvarrë me dhunë nga 2 persona dhe kanë nisur ta rrahin brutalisht duke e gjuajtur me shkelma dhe leva hekuri ku të munden, pamje që shfaqen qartë edhe në video. Më pas ai është lënë në rrugë i plagosur. Kanë qenë dëshmitarët në vendin e ngjarjes që kanë lajmëruar ambulancën dhe është dërguar në qendrën shëndetësore të Fushë-Krujës për të marr mjekimin e duhur.

Megjithatë ajo që e bënë dhe më misterioze këtë ngjarje është se vetë 39-vjeçari ka deklaruar se është aksidentuar nga një makinë që ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka pranuar që të jetë rrahur. Dëshmia i tij nuk i ka bindur efektivët të cilët thonë se plagët e marra dhe dëshmitë tregojnë se ai është rrahur barbarisht. 

Indrit Çela është emër i njohur për publikun i cili ka marrë pjesë në emisionet e gatimit në televizione të ndryshme së bashku me mikun e tij Alfio Rrotani. Emri i Alfio Rrotanit kohët e fundit gjithashtu është përfshirë në një skandal në lidhje me një tender 400 mijë dollarë të dhënë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.  Për këtë ngjarje është nën hetim kreu i FSHZH, Dritan Agollin, i cili akuzohet se i dha 400 mijë dollarë kuzhinierit Alfio Rrotanit, që punonte me djalin e tij. Dyshohet se paratë kanë kaluar fiktivisht te Rrortani dhe pasi kompania e tij ka fituar tenderin, paratë mund të jenë paguar në formë e ryshfetit te Flladi Agolli, i biri i Dritan Agollin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:18
Zënkë për drogë? Pasi rrahu kuzhinierin Indrit Çela, 24 vjeçarit iu zbulua 'shtëpi barit' në Fushë Krujë! I zbulohen lekë e euro, në pranga dhe i ati

Ernest Luka, i arrestuar për rrahjen brutale të kuzhinierit Indrit Çela, nuk është një emër i padëgjuar për policinë. I riu nga fshati Derven, është edhe pronar i një shtëpie bari, ku në kuadër të operacionit të policisë të bërë sot, u zbulua se ai së bashku me babanë, Llesh Lukën kishin shndërruar një stallë në shtëpi bari.

Në këtë shtëpi u gjetën 316 vazo në të cilat ishin të kultivuar kanabis si edhe shuma të konsiderueshme parash, në lekë dhe euro (1.822.000 lekë dhe 37.000 euro) të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. A ka lidhje kjo ngjarje me rrahjen e Çelës, kjo nuk dihet ende, teksa hetimet vijojnë për të zbardhur të plotë motivet.

Ora 15:57
Dalin emrat, kush janë 2 vëllezërit që rrahën brutalisht kuzhinierin Indrit Çela

Kuzhinieri Indrit Çela është rrahur brutalisht mbrëmjen e së shtunës nga 2 vëllezër, i cili njëri është kapur dhe tjetri është shpallur në kërkim.

Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, teksa vetë Çela ka deklaruar se nuk i kishte njohur autorët, si pasojë e errësirës. Autorët e identifikuar nga Policia janë Ernest Luka 24 vjeç i arrestuar, dhe vëllai tjetër Donald Luka, 27 vjeç i cili është shpallur në kërkim. Sipas uniformave blu, shkak janë bërë konfliktet e mëparshme për motive të dobëta, por nuk dihet se për çfarë konkretisht. Ndërkohë nga sa raportohet, kuzhinieri dhe vëllezërit janë konfliktuar edhe më herët.

 

Ora 12:33
Nga pjatalarës në shef kuzhine, sot jep leksione gatimi, kush është Indrit Çela që u rrah brutalisht me leva hekura

Indrit Çela përvojën e tij në kuzhinë e ka nisur si pjatalarës, ku ka rrëfyer gjithashtu se në emigrim i është dashur të punojë shumë për të fituar jetesën. Nga pjatalarës ka kaluar si ndihmës kuzhinier dhe hap pas hapi ka arritur të bëhet shef kuzhine.

Çela u bë i njohur për publikun shqiptar me sfidën e gatimit në ‘Master Chef” ku fitoi dhe vendin e dytë, ndërsa i pari doli miku i tij Alfio Rrotani dhe më pas janë shfaqur së bashku në disa emisione gatimi. Ai jep njëkohësisht ai jep mësim në një nga institutet kulinare në vend.

Ora 09:51
Video nga momenti kur kuzhinieri Indrit Çela nxirret zvarrë nga makina dhe rrihet barbarisht me shufra hekuri

Kuzhinieri i njohur Indrit Çela është rrahur barbarisht nga dy persona mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtura Ura e Gjolës. Në video tregohet qartë momenti kur ai tërhiqet zvarrë dhe nxirret me dhunë nga makina dhe qëllohet me shufra hekuri dhe gjuhet me shkelma.

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 21/03/2022 03:19

    perfundimisht atij vendi eshte bere per tja bere mu ne koke dhe te mos te te vije keq. nje vend ku hajduti dhe halabaku injoranti dhe I pa dituri te japin mend the bejne lignin se politika nga te dy krahet e shkaterroi vendin aty ku kryeministri u rrah per vdekje the dhunuesit akoma jane te lire mund te presesh cdo gje prandaj o shqiptare beni nje mut te madh para skenerbeut dhe ikni nga syte kembet me mire te jetoni ne kosove ose maqedoni sesa atje ne shqiperi dhe nje here dhisni para skenderbeut the ikni.

    Përgjigju
  • Drini: 20/03/2022 11:27

    Ke te fala nga Dritan Agolli i kane thene ata qe i jepnin dru. Keshtu e kishin porosine, ta dhunonin publikisht qe te kuptojne ata qe do deshmojne ne prokurori per punen e atij 500 milionshit te Alfios , ish shokut te ketij qe hengri dru.

    Përgjigju
  • Aflio leshi..: 20/03/2022 11:06

    E keni bo aty njihet si mik i Alfio Rrotanit !!! Sikur eshte mik i Toto Rines... Po alfio vk eshte se ska ndonje gje me skuq mish e peshk.. Se na i bere kto kuzhinieret sikur kane shpik bomben automike!

    Përgjigju
  • Don zhuani: 20/03/2022 11:04

    Kshu eshte kur ben si feminist , Se kto vipat e sotem kujtojne gjithe bote rrutohet rreth tyre, ngacmojne femra e bejne flirtime E komplimente gjasme por pa menduar shume se eshte Me tjetrin ne krah ( kjo eshte dukuri e ktyre famosve) Pastaj hane dru dhe sdine ku kane koken.. Hajt me krahe te lehta here tjeter me mend!

    Përgjigju
  • Ada: 20/03/2022 10:46

    Shqiperi hesapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja