KVV: Partitë dhe kandidatët të
bëjnë publike burimet financiare

KVV: Partitë dhe kandidatët të<br />bëjnë publike burimet financiare
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë jep alarmin katër ditë përpara zgjedhjeve, sa i takon transparencës së burimeve financiare për partitë dhe kandidatët, detyrime ligjore këto të përforcuara nga ndryshimet e fundit në ligjin për partitë politike dhe financimin e tyre.
 
Në kuadër të aksionit të monitorimit të Zgjedhjeve të Përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të 25 Qershorit 2017, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, zhvilloi sot një Konferencë për Shtyp mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore për këtë çështje.
 
Përfaqësuesi i KVV, Premto Gogo theksoi se të gjendur në prag të fundit të një fushate zgjedhore, ku po mungojnë alternativat dhe platformat, procesi zgjedhor pritet të jetë i përmbysur në thelbin e tij.
 
“Nga një ditë ku qytetarët do të duhej të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre, rrethanat e kësaj fushate, duket se po e shndërrojnë në një ditë ku qytetarët thjesht do të afirmojnë vullnetin e imponuar partiak. Në këtë situatë, në mungesë të një përballje idesh e vizionesh, ku kandidaturat parlamentare mbetën tërësisht nën hijen e siglave të subjekteve politike, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje dhe i kërkon të 18 Subjekteve Zgjedhore dhe Kandidaturave të tyre, të kryejnë Transparancë Financiare”-deklaroi Gogo.
 
Më poshtë pikat më të rëndësishme të Qëndrimit Publik të artikuluar gjatë konferencës nga KVV:
 
*Të 18 subjektet zgjedhore, së paku si provë vullneti, të deklarojnë të ardhurat dhe shpenzimet e detajuara për zhvillimin e kësaj fushate zgjedhore përpara ditës së votimit.
 
*Të gjithë Kandidatët e të 18 Subjekteve Zgjedhore të deklarojnë përpara ditës së votimit gjendjen e tyre financiare, ku të përfshihen burimet e të ardhurave, asetet materiale dhe detyrimet që ata shlyejnë sipas legjislacionit tatimor.
 
*Në një situatë kritike për Integritetin e të Zgjedhurve, të vlerësuar nga vetë klasa politike si të tillë, mbetet në përgjegjësinë e lidershipeve politike që të provohet se kjo gjendje është eventualitet i një realiteti demokratik në zhvillim dhe jo e një vullneti vertikal.
 
*Përtej detyrimeve ligjore, është përgjegjësi e Lidershipit Politik, si një vullnet dhe moral i qartë politik, të vërë në dijeni dhe të sigurojë zgjedhësit se Reformat Madhore që do të ndërmerren nuk do të kryhen nga figura të kapura nga interesa të dyshimta ende pa u zgjedhur.
 
*I bëhet thirrje Qytetarëve që të përpiqen të shkëputen e t’i qendrojnë larg demagogjisë së politikës së ditës dhe retorikës elektorale. Përpara se të shkojnë në kutitë e votimit, ata duhet të ndërgjegjësohen për integritetin e kandidatëve dhe të subjekteve që do të votojnë, duke patur një gjykim objektiv e largpamës, pasi janë pikërisht këta kandidatë, të kontraktuarit e tyre publik për qeverisjen e vendit dhe të së ardhmes së tyre.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë