KVV: Procesi zgjedhor u shkel
pranimi i rezultatit s'e bën ligjo
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka dalë sot në konkluzionin se procesi zgjedhor në Shqipëri ka shkelur ligjshmërinë, pavarësisht dakortësisë që kanë rënë ndërmjet tyre, forcat politike.
TIRANË – Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka dalë sot në konkluzionin se procesi zgjedhor në Shqipëri ka shkelur ligjshmërinë, pavarësisht dakortësisë që kanë rënë ndërmjet tyre, forcat politike: në kushtet kur zgjedhjet kanë përfunduar dhe duhet bërë shpërndarja e mandateve, Kodi Zgjedhor ia ngarkon vetëm
KQZ-së vendimarrjen për shpërndarjen e tyre dhe nuk përcakton institucion tjetër. Nga ana tjetër, KQZ-ja ende nuk ka nxjerrë rezultatet për tri qarqe: Tiranën, Gjirokastrën dhe Lezhën.
“Zgjedhjet e 23 qershorit i siguruan vetes legjitimitet, por ky legjitimitet nuk duhet të përdoret si argument për cenimin e procesit,” – deklaroi sot Gerta Meta, përfaqësuese e KVV-së.
Në një konferencë për shtyp, bashkëdrejtuesit e Koalicionit Premti Goga, Gerta Meta dhe Raimonda Prifti vërejtën se “KVV-ja i konsideron dy elemente si shumë të rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë: Të parin, ndarjen e mandateve të dala nga 23 qershori, në një kohë kur KQZ-ja vazhdon të mos ketë numrin e duhur të anëtarëve për finalizimin e procesit zgjedhor.
Kodi Zgjedhor ia ngarkon vetëm KQZ-së vendimarrjen për shpërndarjen e mandateve dhe nuk përcakton institucion tjetër. Kodi Zgjedhor e përcakton Kolegjin si trupë gjyqësore të përkohshme, si shkallë e dytë gjykimi. Nisur nga ky argumentim, Kolegji nuk mund të bëjë ndarjen e mandateve. Çdo vendim i tillë cenon procesin. Zgjedhjet e 23 qershorit i siguruan vetes legjitimitet, por ky legjitimitet nuk duhet të përdoret si argument për cenimin e procesit.
Elementi i dytë është vëmendja që i duhet kushtuar Kodit Zgjedhor duke marrë shembull këto zgjedhje. KVV tërheq vëmendjen se legjitimiteti i siguruar nga dakortësia politike nuk duhet të bëhet arsye për shkeljen e procesit.”
Përfaqësuesit e KVV-së shtuan gjithashtu se "e drejta e ankimit e subjekteve politike është një garanci për vetë procesin. Por, ankime nuk pati, pavarësisht se vetëm votimi familjar u konstatua në 33.6% të qendrave të votimit. Por, prej datës së zgjedhjeve e deri në prag të çertifikimit janë pretenduar pak raste për parregullsi.KVV-ja e ka ndjekur nga afër dhe ka parë se KQZ-ja dhe Kolegji u prononcuan në fare pak raste për ankimime që nuk e prekin procesin. Po ashtu," - përfunduan ata, - "vendimarrja e deritanishme e KQZ-së është për 9 qarqe, ndërkohë që kanë mbetur ende edhe 3 qarqe, si Tirana, Gjirokastra dhe Lezha që priten të çertifikohen në javët e ardhshme.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
64.7%
-
Jo
32.3%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 4100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40