KVV: Qeveria të tërheqë ligjin për
plehrat, detyrim moral dhe politik

KVV: Qeveria të tërheqë ligjin për<br />plehrat, detyrim moral dhe politik
Koalicioni i Vëzhguesve Vendor i ka bërë thirrje qeverisë që të tërheqë mendimin për importin e mbetjeve, duke e konsideruar këtë si një detyrim moral dhe politik të mazhorancës qeverisëse.
 
Koalicioni i kujton qeverisë kundërvënien qytetare për një pjesë të ligjit mbi importimin e mbetjeve që u bë shkaktare për një nismë popullore për mbajtjen e një referendumi kombëtar për shfuqizimin e neneve që lejonin importin e mbetjeve.
 
Po ashtu, ai i kujton qeverisë edhe angazhimin në fushatën elektorale të 2013-ës dhe shprehet se zhbërja në një hark kohor tre vjeçar e një akti që e njëjta qeveri e ka marrë, sidomos në raport me një referendum të anulluar tashmë, pavarësisht mangësive në legjislacionin që rregullon referendumet, përbën një amoralitet politik dhe elektoral.

Koalicioni i bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe veçanërisht mazhorancës qeverisëse që, për ruajtjen e moralit politik e elektoral ndaj qytetarëve votues, si edhe për specifikën subjektive të angazhimeve të mëherëshme të ndërmarra nga qeveria,  të kërkojnë heqjen nga rendi i ditës të këtij amendimi në seancën e së enjtes,  si dhe të kërkojnë domosdoshmërisht kryerjen paraprakisht, së paku,  të një fushate informimi e konsultimi të gjerë në të gjithë vendin dhe njëkohësisht të shtrirë në kohë, në raport edhe me kohëzgjatjen e fushatës referendare të zhvilluar tre vjet më parë.
 
Nga ana tjetër, KVV thekson se është mëse i domosdoshëm një diskutim i gjerë në nivel ekspertize duke përfshirë gjerësisht grupet e ekspertëve, qarqet akademike, institucionet shtetërore dhe aktorët e tjerë të interesuar.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD

Dhuna dhe kaosi në Kuvend, PS depoziton në Parlament kërkesën për përjashtimin e 24 deputetëve të PD