KVV: Reformimi i financave të partive 
si adresim i korrupsionit zgjedho

KVV: Reformimi i financave të partive <br />si adresim i korrupsionit zgjedho
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë depozitoi pranë Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore Dokumentin “OPINION - Për draftimin e amendimeve të kuadrit ligjor që rregullon dhe siguron transparencën e financave të partive politike”, të përgatitur nga KRIIK Albania, në bashkëpunim me Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë (KVV).
 
Të gjendur në më pak se 8 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të pritshme parlamentare të qershorit 2017, një reformim integral dhe thelbësor i kuadrit ligjor zgjedhor tanimë është i pamundur për t’u ndërmarrë.

Kjo bazuar në kufizimin e vendosur nga opinionet e Komisionit të Venecias dhe vendimmarrja e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, të cilat shprehen për ndalimin e ndërhyrjeve thelbësore në kuadrin ligjor zgjedhor në periudhën një vjeçare që paraprin mbajtjes së zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, periudha tepër e shkurtër në dispozicion në kontekstin e kapaciteteve në vend, si dhe të klimës së konfliktit të politik, i përjashtojnë kategorikisht ndërhyrje të tilla të cilat përpos se do të jenë pak të menduara dhe të hartura në nxitim, nuk do gjejnë kohën dhe kapacitetet për t’u vënë në zbatim.
 
Në këtë situatë të momentit të fundit,  KVV gjykon se e vetmja mundësi për një ndërhyrje të thelluar të tanishme në përmirësimin e kuadrit ligjor zgjedhor është çështja e rregullimit të financave të partive politike.
Ky sugjerim vjen jo vetëm sepse operativisht amendimet për këtë objekt të kuadrit ligjor janë institucionalisht të centralizuara dhe nuk kërkojnë procese madhore, si në burime materiale ashtu dhe njerëzore, por edhe sepse është adresimi më direkt në gjenezën e problematikave që vuajnë proceset zgjedhore në vend.
Adresimi i fenomeneve si fushata zgjedhore hije, vullnetarizimi, dhurimet në natyrë, konflikti i interesit të donatorëve, dhe të tjera do të ishin hapat më konkretë në luftën kundër përfshirjes së interesave jashtëligjshme në përfaqësimin politik.
 
Dokumenti i ofruar nuk merr përsipër të ofrojë zgjidhje universale të problematikave të evidentuara deri më sot. Qëllimi i tij më i parë është evidentimi i problematikave të hasura përgjatë ecurisë institucionale të deri më sotme në vend dhe monitorimit të kryer.
Së dyti, Dokumenti përpiqet të përcjellë jo vetëm një kontribut ndaj një procesi legjislativ, por edhe standartizimin e çështjes së financave të partive politike në ligjërimin politik dhe zgjedhor, me bindjen se trajtimi në mënyrë të thelluar i problematikës së kësaj çështje adreson gati tërë spektrin e problematikave të korrupsionit zgjedhor, si dhe fuqizimin e vendimmarrjes së qytetarëve në proceset zgjedhore. Në këtë drejtim, dokumenti përpiqet të paraqesë edhe modele të përvojave më pozitive që shërbejnë për t’u marrë në konsideratë.
 
Ndër të tjera, KRIIK dhe KVV i ka sugjeruar Komisionit Parlamentar që në planin e punës, që pritet të miratohet prej tij, të parashikohet periudha me e gjatë e mundshme në dispozicion të reformimit të kuadrit ligjor mbi financat dhe të miratimit të tij në fund të periudhës kur mbyllet edhe mandati i këtij Komisioni.
 
Kjo kohë në dispozicion është mëse e nevojshme për një trajtim sa më të thelluar të çështjes dhe dhënies së plotë të dimensionit gjithëpërfshirës duke u konsultuar me aktorët e interesuar dhe me ekspertizë në këtë fushë.
Vëmendja e duhur politike dhe publike në shqyrtimin e çështjeve të ngritura në këtë OPINION, është bindje se do të jetë një garanci më shumë për një reformë zgjedhore të arrirë dhe zgjedhje të lira e të ndërshme.
 
DOKUMENTIN e plotë në formatin .pdf e gjeni bashkëlidhur ose mund ta shkarkoni KËTU .
 
Informacione të tjera lidhur me zgjedhjet mund t’i gjeni tek faqja e internetit te KVV-së.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit