KVV thirrje Ramës dhe Bashës: Përfundoni reformën zgjedhore 

KVV thirrje Ramës dhe Bashës: Përfundoni reformën zgjedhore 

Përfaqësues të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë (KVV)

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka shprehur shqetësimin për punën e deritanishme të komisionit për reformën zgjedhore.

KVV u bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD Lulzim Basha që të bashkëpunojnë, për të finalizuar këtë proces.

I shqetësuar nga ecuria e deritanishme e këtij procesi, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje liderit politik të mazhorancës Z. Rama dhe liderit të opozitës z. Basha që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit, t’i kushtojnë vëmendjen e duhur këtij procesi dhe të ndërmarrin një vendosje të qartë politike mbi modalitetin dhe objektivat e tij. Prej tyre pritet të përcaktohet nëse procesi do jetë një artikulim i ngushtë bi-partizan në traditën e vendosur, por së paku duke konkluduar në një produkt ligjor, apo do të ndërmerret një proces integral gjithëpërfshirës sikundër janë bërë zotime dhe e meriton procesi. Pa një qartësim të tillë, diskutimi teknik nuk do të arrijë të konkludojë në produkt ligjor dhe do të sjellë ridikulizim të vetë proceseve reformuese në vend”.

Deklaratë e KVV

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkon adresimin e problematikeve të hasura në zgjedhjet e kaluara.

Kjo shprehje e vullnetit politik bëhet akoma më e domosdoshme nëse pretendohet të adresohen ndryshime të çështjeve thelbësore të procesit zgjedhor si: administrimi, teknologjia, sistemi i përfaqësimit, etj, pasi në dritën e rekomandimeve të Kodit të Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, këto ndryshime ligjore duhet të miratohen brenda muajit qershor 2018, një vit para zgjedhjeve vendore të qershorit 2019.

Në këto rrethana, Koalicioni sjell në vëmendje se Komisioni duhet të angazhohet së pari në adresimin e problematikave ngushtësisht të lidhura me procesin e Zgjedhjeve Lokale dhe t’i miratojë ato brenda mandatit aktual të zgjatur nga Kuvendi.

Deklaratë e KVV

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur

Varri masiv në Damask, mbi 100 mijë persona të groposur