Kënga me Flor Mumajesin, reagon Ylli Baka: Klipi pa dëshirën time, unë as nuk di t'i jap motorrit

“Kam bërë xhirime komplet të tjera , por nuk e di se çfarë ndodhi rrugës me klipin”, kështu është shprehur këngëtari Ylli Baka i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Rreze Dielli në Report Tv, teksa është pyetur për përmbajtjen e klipit “Moj Marinë” një këngë e realizuar në bashkëpunim me Flori Mumajesin 6 vite më parë ku shfaqen disa vajza me lëvizje sensuale. Gjatë bisedës në studio , këngëtari është shprehur se klipi që gjendet aktualisht në youtube është pa dëshirën e tij.Baka ka thënë se për këtë këngë ai ka xhiruar në Qeparo disa sekuenca krejt të ndryshme nga ato që janë shfaqur në klip.

“Mua më vjen keq çfarë ndodhi por ishte gabimi im faktikisht. Më erdhi një telefonatë, “ A do vish pak në televizion Ylli”, dhe i thashë që do vija. Më tha dikush që do bëja një këngë me Florin. Shkoj, si është kënga? Moj Marinë, ku e ke burrin ti-në? Këndova dhe ika. Më thanë që do xhirojmë dhe xhirova në një vend shumë të bukur. Kemi xhiruar në Qeparo, ku nuk kishte xhiruar njeri lart te Kalaja e vjetër. Unë kam xhiruar si Ylli, me kala, me taban, me detin para. Nuk e di Flori xhiroi, nuk e di çfarë ndodhi. Një super klip, një super këngë. Kishim një gocë, Marina, e veshur me të kuqe që ecte nëpër trotuar. Nuk e di ccfarë ndodhi me klipin. Ai është pa dëshirën time, ato motorrët Vespa. Unë se kam publikuar kurrë atë këngë, pavarësisht se unë kam një kolonë shumë të bukur zanore. Po nuk u prish dynjaja për një refren. Kjo është e vërteta. Ç’ne unë me motorra, unë nuk di as ti jap motorrit. Ka qenë pa dëshirën time.”

Ylli Baka, këngëtar

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja