Ky është Dritan Nano, i dyshuari si organizatori dhe porositësi i dhunës barbare të avokatit Sokol Mëngjesi

Ky është Dritan Nano, i dyshuari si organizatori dhe porositësi i dhunës barbare të avokatit Sokol Mëngjesi

1717065372_dritannano.jpg

Report Tv e Shqiptaja.com siguron foton e Dritan Nanos, I cili sipas grupit hetimor është organizatori dhe porositësi i dhunës barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi mëngjesin e djeshëm tek zona e Ish Bllokut në Tiranë.

Dritan Nano, 58 vjeç, i cili ishte klient i studios Ligjore “ALTERUM SHPK” të Sokol Mëngjesit ishte një prej 8 trashëgimtarëve të pronës në digën e Liqenit ku janë ndërtuar kullat nga biznesmeni Bashkim Ulaj

Ai së bashku me trashëgimtarët e tjerë ka fituar gjyqin deri në apel, të asistuar nga avokat Mëngjesi, por më pas ai i vetëm ka refuzuar të paguajë detyrimet sipas kontratës. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijojë shitja. Një muaj më parë të dyja palët kanë pasur një takim por s’kanë gjetur dakordësi. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore, ndërsa në fund ka zgjedhur dhunën.


Lajmi kryesor:

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, në gjendje kome! Mjeku: 72 orë vendimtare! Autori i vetëdorëzuar e pranon: Donim t'i jepnim mesazh, na e kërkoi Dritan Nano për miqësi! 3 në kërkim


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë