Ermir Kosova nga Durrësi është personi i shpallur në kërkim për ndotjen në bregdetin e Shëngjinit. Ermir Kosova nga Durrësi, kapiten i anijes ‘Frojdi’, ka dalë rreth orës 11, nga Porti i Shëngjinit dhe është nisur drejt Porto Margera në Itali. Dyshimet për ndotje nga ky mjet lundrues lidhen me kohën dhe itinerarin e lëvizjes, por do të jenë analizat që do provojnë diçka të tillë.