Ky është shqiptari i parë që do ekstradohet në Angli...Zbulohet vrasja e punëdhënësit

Pas shumë negocimesh mes ministrisë së Drejtësisë Shqiptare dhe asaj të Mbretërisë së Bashkuar, është arritur marrëveshja për ekstradimin e ndërjeslltë të shtetasve shqiptarë dhe britanikë,të cilët përfshihen në veprimtari kriminale në dy vendet respektive dhe i fshihen drejtësisë.

Rasti i parë ku u eksperimentua kjo marrëveshje e lidhur tashmë mes dy shteteve u shënua sot në gjykatën e Durrësit, e cila mori në shqyrtim çështjen penale të shtetasit Elton Sefa. Ky i fundit u arrestua një ditë më parë në zonën e Shijakut pasi autoritet britanike kishin lëshuar një urdhër ndërkombëtar arresti për akuzën e vrasjes me dashje. “Shqiptarja.com” mëson se në 17 prill 2018 në zonën 56 Hatton Garden në Londër Elton Sefa ka vrarë qytetarin John Woodward. Nga verifikimet e kryera ky i fundit ka qenë punëdhënësi i shqiptarit Elton Sefa, dhe gjatë një sherri për motive të dobëta Sefa ka vrarë Woodward.

Elton Sefa

John Woodward

Fillimisht u mendua se qytetari londinez kishte gjetur vdekjen si pasojë e rrëzimit nga një lartësi por pas ekzaminimeve të trupit të viktimës rezultojë se ai kishte një plagë në kokë. Pas kryerjes së krimit shqiptari 22-vjeçar është larguar nga Londra duke arritur të mbërijë në Shqipëri dhe të qëndrojë i fshehur këtu.

Ai është ndaluar një ditë më parë, dhe se gjatë ditës së sotme doli para gjykatës së Durrësit për tu njohur me akuzat dhe materialin që kishte mbërritur nga Interpol Londra. Autoritet angleze njëherësh kishin sjellë në Shqipëri dhe kërkesën për ekstradimin e Elton Sefës, kërkesë kjo që është e para pas nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve respektive. Prokuroria kërkoi masën e arrestit 40 ditë në burg, kohë kjo që do shërbejë për vijimin e procedurave të gjykimit për ekstradim në Britaninë e Madhe të Elton Sefës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë