Ky është urimi më i veçantë i
Ramës për Krishtlindje/VIDEO

Ky është urimi më i veçantë i<br />Ramës për Krishtlindje/VIDEO
Komunikimi i Javës është rubrika në Facebook që kryeministri Edi Rama shfrytëzon çdo të dielë për të thënë para shqiptarëve me video, qëndrimin e tij për ngjarjen më të rëndësishme gjatë javës.

Por këtë herë ai ka zgjedhur të vijë me një "edicion special" të shtunën, për shkak të festës së besimtarëve krishterë, Krishtlindjes.

Dhe ja ka dedikuar këtë video pikërisht besimtarëve për të uruar “Gëzuar Krishtlindjet”. Video është mjaft e veçantë, ajo shfaq Kryeministrin para godinës së qeverisë, teksa hap derën kryesore dhe më tej ngjitet në shkallë për të kaluar në zyrën e tij.

Aty është edhe surpriza. Piktura e kryeministrit artist që gjendet të shpalosura në mur janë bërë të gjitha me drita të cilat ndizen njëra pas tjetrës, njëjtë si dritat festive për fundvit. Bie në sy portreti i Ismail Qemalit dhe flamuri kuqezi të cilët janë të ndriçuar.

Mesa duket, kreu i qeverisë ka zgjedhur të mos flasë për politikë në këtë ditë feste dhe vetëm të ndajë një urim për besimtarët e krishterë, sipas mënyrës së tij artistike.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët