Ky është babai shqiptar që përdhunoi e la shtatzënë vajzën e tij në Greqi (FOTO)

Ky është babai shqiptar që përdhunoi e la shtatzënë vajzën e tij në Greqi (FOTO)

Shqiptari që përdhunoi të bijën në Greqi

Mediat greke kanë publikuar fotot e babait shqiptar, 43-vjeçarit që përdhunoi vajzën e tij me aftësi ndryshe dhe e la shtatzënë. Në fotot e publikuara nga Zougla.gr, shqiptari shfaqet me pranga në duar teksa del nga gjykata aty ku dhe u njoh me masën e sigurisë burg pa afat.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Amfisa dhe gjithçka doli në dritë kur vajzën e çuan me urgjencë në spital pas dhimbjeve të forta të barkut.

Mjekët njoftuan menjëherë policinë pasi konstatuan shtatëzëninë e vajzës, të cilët bashkë me prokurorët kërkuan bërjen e testit të ADN-së ndaj babait dhe të vëllait të saj 15 vjeçar. Në përfundim, u zbulua se ishte babai ai që kishte përdhunuar vajzën, gjë e cila çoi edhe në arrestimin e tij.

Të afërm të familjes dhe komshinjtë e përshkruajnë atë si një prind të përkushtuar ndaj të bijës, i cili e shoqëronte pesë ditës të javës në një shkollë riaftësimi për shkak të nevojave të veçanta të kishte.


Lajmi kryesor:

E rëndë në Greqi/ Babai përdhunon dhe lë shtatzënë vajzën 16-vjeçare, si u zbulua ngjarja


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor