Ylli i Francës, Kylian Mbappe është përfshirë me situatën politike në Francë.
Në një kohë që Macron ka shpallur zgjedhje të parakohshme pas fitores së të djathtës ekstreme në Francë për zgjedhjet europiane, Mbappe tha se situata ishte e tmerrshme pas fitores së partisë së Le Pen në zgjedhjet e Parlamentit Europian.
“Kjo është një ngjarje që nuk është parë kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse dua të flas me të gjithë popullin francez, por edhe me të rinjtë. Ne jemi një brez që mund të bëjmë ndryshim.
E shohim se si ekstremistët po trokasin në derën e pushtetit, ne kemi mundësi të formësojmë të ardhmen tonë”, tha Mbappe duke kërkuar që të mos votohet e djathta ekstreme në Francë.
Ahahahha majmuni, na qenka dhe komunist
Përgjigju