Kylie Jenner kalon pushimet në Bahamas, kushton 10 mijë dollarë një natë (FOTO)

Kylie Jenner kalon pushimet në Bahamas, kushton 10 mijë dollarë një natë (FOTO)

Vila Rosalita

Kylie Jenner po kalon pushime luksoze në vilën e plazhit në Bahamas me vajzën e saj Stormi dhe shoqen e ngushtë Stassie Karanikolaou për 10 mijë dollarë një natë.

Sipas medias britanike, ajo mori me qira një vilë luksoze me gjashtë dhoma gjumi plazhi në ishullin Harbour të Karaibeve.

Ylli 22-vjeçar, ka qëndruar në vilën e quajtur Rosalita.

Villa Rosalita ndryshon në çmim në varësi të javës dhe sezonit, me tarifat aktuale në 15,000 dollarë për një natë deri më 31 maj dhe qëndron nga 1 qershori deri më 3 korrik kushton 10,000 dollarë, me një qëndrim minimal katër net.

Vila mund të strehojë deri në 12 mysafirë, është vendosur në një plazh në veri-lindje të Eleuthera, ku makinat janë të ndaluara dhe rëra është rozë.

Shtëpia kryesore ka 5 dhoma gjumi suitë dhe katër me krevate me madhësi mbretërore.

Suitat  master, ashtu edhe suitat e konakut, kanë tarraca private me pamje mahnitëse, ndërsa dhomat e tjera kanë hyrje private nga veranda apo kopshti.

Dekori është i frymëzuar nga deti, me tavane të larta, të harkuar dhe të zbukuruara nga formimi i lezetshëm i shkëmbinjëve të detit, dyshemetë me parket, pëllëmbët e drurit të gdhendur dhe vepra origjinale arti.

Ora 16:08
Kylie Jenner kalon pushimet në Bahamas, kushton 10 mijë dollarë një natë
1/19
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

    Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë