Këngëtarja Kylie Minogue u ka kërkuar falje fansave të saj australianë,pasi biletat për turneun e saj ishin shitur në 15 minuta. Ajo është duke u përgatitur për turneun e saj të radhës të quajtur “Anti Tour për të kurorëzuar kështu 25-vjetorin e karrierës së saj. Fansat kanë mbetur mjaft të zhgënjyer pasi biletat për koncertin i cili do të zhvillohet i këtë muaj në Sydney dhe Melbourne janë shitur në 15 minuta. (xh.k/shqiptarja.com)