TIRANE-Vijojnë lëvizjet në Policinë e Shtetit pas ardhjes së Ardi Veliut. Idajet Faskaj nuk do të mbajë më postin e drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale. Në vendin e tij emërohet Eduart Merkaj.

Merkaj ka qenë më parë drejtor i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave. Ndërsa Faskaj nga dita e sotme do të mbajë postin e drejtorit Departamentit të Marrëdhënieve ndërkombëtare në Policinë e Shtetit.

d.b/shqiptarja.com