Një 19-vjeçar nga Shijaku ka përfunduar në pranga pasi gjatë një kontrollit të policisë dhe FNSH, në automjetin e tij u gjet një pistoletë tip Berreta, kaliber 9 mm. Në kuadër të rritjes së sigurisë publike, janë ndërmarrë disa aksione për goditjen e personave të cilët përbëjn rrezik për komunitetit.

Ervin Gjepali u ndalua nga një postobllok i ngritur nga policia dhe pas kontrollit në automjetin tip Wolsvagen Pasat me targa AA 320 MJ, me të cilin udhëtonte u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë Berreta, kaliber 9 mm dhe një krëhër me 14 fishekë të cilët i kishte pa leje përdorimi.