L.Rama: Vëzhguesit të zbarkojnë në
Vorë, Ismaili do manipulojë zgjedhjet

L.Rama: Vëzhguesit të zbarkojnë në<br />Vorë, Ismaili do manipulojë zgjedhjet
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka bërë thirrje vëzhguesve të OSBE-ODIHR dhe kryediplomatëve të huaj në vendin tonë, që nga sot dhe deri ditën e zgjedhjeve të jenë të pranishëm në Vorë, pasi sipas tij në këto ditë do të ketë përpjekje të vazhdueshme të kryebashkiakut Fiqiri Ismaili për të korruptuar votuesit.
 
“Në emër të LSI-së kam përgatitur një ftesë zyrtare për të gjithë misionet vëzhguese, por edhe ambasadorët, që i ftoj të jenë të pranishëm nnë bashkinë e Vorës nga sot deri në realizimin e zgjedhjeve, pasi ka informacione që Vota do të karakterizohet nga përpjekje të tjera të kandidatit të PD për të korruptuar votuesit”, u shpreh Luan Rama.
 
Në një deklaratë nga selia e LSI-së, e cila erdhi pas procedimit në gjendje të lirë që policia nisi ndaj kandidatit të aleancës së djathtë për blerje votash në Bashkinë e Vorës, Luan Rama tha se qytetarët kanë denoncuar pranë LSI për përpjekje të tjera të Fiqiri Ismailit dhe njerëzve pranë tij për të manipuluar zgjedhjet.
 
“Tentativa për të paguar qytetarë për të blerë votën nuk është vecse një episod në serialin e gjatë të përpjekjeve për të manipuluar zgjedhjet. Shumë qytetarë vazhdojnë të denoncojnë përpjekje apo veprime konkrete nga ky kandidat”, shtoi ai.
 
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha se ka dorëzuar në prokurori kallëzimin për noterin Shaban Gjoka, i cili sipas denoncimeve të qytetarëve fshihet pas falsifikimit të votës duke shtuar zgjedhës fiktivë në Bashkinë e Vorës.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025