L’Espresso: Kosova burim për
xhihadistët, 20 celula terroriste

L’Espresso: Kosova burim për<br />xhihadistët, 20 celula terroriste
Kosovarët e rekrutuar për të luftuar në Siri dhe Irak janë bërë objekt i një shkrimi të detajuar në gazetën italiane L’Espresso.  “6 vjet pas pavarësisë, ish provinca serbe është provuar se është një terren ushqyes për terroristët.”
 
Kështu e ka nisur shkrimin e saj gazeta italiane në të cilin përmend të gjitha rastet e të vrarëve në luftë si dhe të arrestuarve nga policia e Kosovës, jo më larg se 3 javë më parë.
 
“Masakrat serbe dhe bombardimet e NATO-s duken tashmë një kujtim i largët për ta. Në republikën më të re, të vetëshpallur si të pavarur në 2008, kufiri i ri është radikalizmi islamik. Dhe armiku i ri nuk janë më militantët serbë si në kohën e UÇK-së, por të pafetë”.
 
Burime të gazetës flasin për të paktën 20 celula terroriste aktive që merren me rekrutimin dhe stërvitjen e xhihadistëve mes Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës, duke përfshirë këtu edhe ish-imamin e qendrës islamike të Kremonës, në Itali, i konsideruar si një nga rekrutuesit kryesorë të ISIS. Në shkrim thuhet se gjatë kësaj kohe, autoritetet kosovare janë përpjekur ta minimizojnë këtë situatë duke shtuar alarmin për numrin e lartë të xhihadistëve të rekrutuar me origjinë nga Kosova.
 
“Kosova ka pak a shumë të njëjtin numër xhihaditësh me britanikët, me përjashtim të faktit që Kosova ka më pak se 2 milion banorë”. Prania e kosovarëve vërtetohet, sipas burimeve të Espresso, edhe me dëshminë e komandantiit të Al Bagdadit që u vetëshpall kalif, dëshmi e cila u përkthye në anglisht, frengjisht, rusisht, trqisht dhe shqip. Ndërsa, një internet imazhi i Lavrdim Muhaxherit, të konsideruar komandant i Brigadës Ballkanike po bën xhiron e botës.

Shkrimi nuk lë pa përmendur edhe rastet e baballarëve që kanë marrë me vete në luftë edhe fëmijët e tyre të vegjël, fati i të cilëve nuk dihet ende.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje