L’Espresso:Xhihadistët e rinj vijnë 
nga Kosova, ekzekutimet në 'FB'

L’Espresso:Xhihadistët e rinj vijnë <br />nga Kosova, ekzekutimet në 'FB'
Më të fundit prej tyre e ndaluan javën e shkuar në aeroportin e Tiranës. Mentor Zejnullahu, nga Vitia, 24 vjeç, po nisej në drejtim të Stambollit, për të mbërritur më pas në Siri për t’iu bashkuar xhihadistëve. Kanë qenë SMS-të e shkëmbyera me rebelët e Al Nusras, grup në ortakëri me Al Kaedën, që kanë çuar tek zbulimi i aktivitetit të tij. Gjithashtu nga Vitia vinte edhe një 16-vjeçar, i arrestuar më 5 gusht në aeroportin e Prishtinës, edhe ai i nisur në të njejtin destinacion. 

Ndërkohë, tri javë më parë një operacion i policisë së Kosovës dërgoi në burg 40 të dyshuar xhihadistë, ndërkohë që 17 të tjerë janë në kërkim. Këta iu shtohen tre të tjerëve që që përfunduan në pranga në qerdhor të këtij viti dhe 11 të tjerëve të arrestuar në nëntor të një viti më parë. Më të rinjtë kanë lindur në vitin 1994 dhe shumë prej tyre janë më pak se 30 vjeç.

Masakrat e serbëve dhe bombat e NATO-s duken tashmësi një kujtim i vakët. Në republikën më të re të Evropës, të shpallur në mënyrë të njëanshme e pavarur më 2008 dhe të njohur menjëherë nga SHBA dhe gati të gjithë vendet e BE-së, kufiri i ri tashmëështë radikalizmi islamik. Dhe armiku tani nuk janë paraushtarakët serbë si në kohën e UÇK-së, por të pabesët.

Ndodh kështu, nënjë rajon në të cilin Islami ishte mësuar të bashkëjetonte me fetë e tjera dhe ku ai gjithnjë ka treguar aspektin e tij më tolerant dhe ku nuk kanë kaluar më shumë se 20 vjet nga shpërbërja e mozaikut etnik të Titos, por tani fondamentalizmi ka lëshuar thellë rrënjët. Sipas burimeve investigative të L’Espresso, janë krijuar 20 celula terroriste që merren me rekrutime dhe stërvitje në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Naqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje, siç e tregoi edhe kapja e 16 të arrestuarve rekrutues, përfshirë Bilal Bosnjiçin, ish-predikues i qendrës islamike të Kremonës në Itali, të konsideruar si një ndër rekrutuesit më të njohur të ISIS-it.

Ato financohen nga OJF islamike që nga Arabia Saudite, Britania e Madhe e deri tek Turqia që mendohej se ishte jashtë çdo dyshimi, dhe në shumë raste mbështeten tek ish-luftëtarët, si tek ata të UÇK-së psh në Kosovë, si pika referimi të pashmangshme lokale. 
Një placdarm i mundshëm, në pritje për të kaluar në Evropë luftën deri tani të zhvilluar në territorin e Lindjes së Mesme.
 
Xhihadisti në FB
Autoritetet e Prishtinës kërkojnë ta minimizojnë fenomenin: sipas qeverisë, ata që janë nisur në luftime janë vetëm 43. E vështirë ta besosh nga pikëpamja statistikore, duke llogaritur që të vrarët deri tani janë 16. Sipas burimeve të ndryshme, janë rreth 11 mijë të huaj në Siri dhe mes tyre me kombësi shqiptare duhet të jenë 300-400 vetë, kryesisht kosovarë. Pak a shumë sa ata që kanë ardhur aty nga Mbretëria e bashkuar. Por me dallimin e konsiderueshëm q ëish-provinca e Serbisëështë shumë më e vogël se Anglia dhe banohet nga vetëm 2 milionë banorë.

Këtë dallim e ka vënë në dukje edhe shteti islamik i ISIS-it: fjala e komandantit Al Bagdadi, me të cilën ai është autoshpallur kalif, është përkthyer në anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, rusisht dhe shqip.
Në muaji mars Blerim Heta, i lindur dhe i rritur në Gjermani, por kthyer në atdhe pas luftës, vrau veten në Bagdad me një shpërthim, ku humbën jetën edhe 52 oficerë të policisë.

Ndërkohë, në internet ka zënë shumë vend figura e Lavdrim Muhaxherit, të cilësuar si komandant i një brigade ballkanike, që grisi në publik pasaportën e tij kosovare (dokument të të pabesëve) në një video, duke bërë thirrje për xhihad, duke thirrur në arabisht të rrjedhshëm e duke vringëllitur një thikë të madhe: Jam vetëm mysliman! Më pas, ka postuar në FB një fotografi, që e tregon duke i prerë kokën një djaloshi sirian të akuzuar si spiun, ndërkohë që në një tjetër duket duke fotografuar me celular një tjetër ekzekutim të kryer nga një tjetër Kosovar.

Kjo është diçka e re. Jo vetëm lufta e shenjtë zhvillohet edhe në internet, me anë të videove e thirrjeve, por muxhahidinët hedhin të gjitha aksionet e tyre, pa asnjë rezervë, në rrjetet sociale. Kjo sjell edhe një shans për shërbimet e inteligjencës, të cilat kanë mundësi të gjejnë rrjetin e kontakteve të tyre.
Por kur të kthehen në vendin e tyre, mund të shpëtojnë pa lagur. Ligji që do të dënonte në Kosovë rekrutimin dhe ata që shkojnë të luftojnë jashtë vendit për terrorizëm, që parashikon 5-15 vjet burgim, nuk është ratifikuar nga parlamenti.
 
Ballkani fuçi baruti
Një paradoksi i shtohet një tjetër. Si Muhaxheri, ashtu edhe Heta, të dy kanë punuar dikur në kampin ushtarak Bondsteel, bazën kryesore amerikane nën komandën e NATO-s (misioni KFOR) në Kosovë, ku strehohen mijëra ushtarë. Dhe pikërisht qyteti i Ferizajt ku ajo ndodhet, pranë kufirit me Maqedoninë, është kthyer në një qendër nevralgjike të rekrutimeve. Përveç kamikazes së sipërpërmendur, edhe 40 terroristë të arrestuar në gusht vinin prej andej. Ndoshta nuk është një rastësi. Sipas burimeve të inteligjencës serbe, në hotelin Lion gjatë shumëviteve OJF-ja Islamic Relief kishte rekrutuar fëmijë jetimë nga lufta për të kryer atentate vetëvrasëse.
Përqendrimi i terroristëve në Kosovë të fut frikën. Një informator i KIA-s, shërbimit të fshehtë të Kosovës, u zbulua dhe u vra në Siri në fillim të vitit. Dhe të gjitha këto ngjasin në një vend ku ndodhen të dislokuar 5 mijë ushtarakë të Aleancës Atlantike, që duhet të sigurojnë zhvillimin e Kosovës demokratike, multietnike dhe paqësore.

Ndërkohë, në Shqipëri dy imamë dhe gjashtë militant, të kthyer për të mjekuar plagët e marra në Siri, janë arrestuar për nxitje të terrorizmit, ndërkohë që janë identifikuar 60 xhihadistë. Të tillë janë nisur edhe nga pjesët jugore të Serbisë, ndërkohë që Bosnja mbetet me situatën më të rrezikshme, ku llogariten rreth 3 mijë radikalë islamikë, të gatshëm të hidhen në veprim. Emrah Fojnica, 23 vjeç, një prej tyre, u hodh në erë në një atentat vetëvrasës në Irak.
 
Depërtimi i heshtur
Në Ballkan kanë depërtuar prej vitesh organizata humanitare, më së shumti nga Arabia Saudite, që kanë ndërtiar një mizëri xhamish të reja fringo ku predikohet islamizmi më radikal, ai i frymëzimit vahabit, që bën thirrje për martirizim. Kjo është lejuar nga një situatë e krijuar prej institucioneve të dobëta, pastabilitetit politik, korrupsionit të përhapur gjerësisht, papunësisë marramendëse. Ndërkohë që ekziston një pakënaqësi në rritje të popullsisë përballë premtimeve të pambajtura të Perëndimit që la një pjesë të madhe të Kosovës e Bosnjes në një varfëri të ngjashme me atë të mëparshmen. Duke i shtyrë banorët në krahët e radikalizmit islamik.
 
Në luftë me babain
Duke qenë se familjen e konsiderojnë sit ë shenjtë, shumë xhihadistë nisen në frontin e luftës me gra e fëmijë me vete. Në rastet kur bashkëshortet nuk janë dakord, marrin vetëm fëmijët. Ata gënjejnë shpesh gratë, të cilat mësojnë të shikuara se burri dhe djali ndodhen në Siri.
Raste të tilla nuk janë pak. Gjithnjë në FB dalin vazhdimisht foto të grupeve të fëmijëve të vegjël, që mbajnë në duar faluj të ISIS-it…


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje