LAÇ - Në godinën, që dikur shërbente si konvikti i ish-uzinës së superfosfatit në Laç jetojnë rreth 15 familje të varfra. Ndonëse godina është amortizuar tërësisht, dyert e dritaret të shkatërruara dhe muret janë çarë, aty jetojnë familjet të përbëra me nga 4 deri në 8 persona në një dhomë të vetme. Çdo familje paguan qira për dhomën e zënë, por situata agravohet edhe më shumë, pasi ata kanë tualet të përbashkët.
Kamera e televizionit A1 REPORT ka parë nga afër kushtet e jetesës në të cilën ndodhen këto familje, ku varfëria është ulur këmbëkryq. Disa familje përballen jo vetëm më situatën e vështirë ekonomike, por edhe diskriminimin si pjesë e komunitetit rom, një rast i tillë është familja e Rukije Selimit, e cila thotë se jeton vetëm me 40 mijë lekë të vjetra në muaj.
Një tjetër familje është ajo e Shaban Hysenit. Gruaja e tij thotë se mbijeton vetëm duke mbledhur kanaçe dhe djalin e saj të sëmurë nuk ka me së ta kurojë.
Po ashtu, edhe 8 pjesëtarë të një tjetër familje jetojnë në një nga këto dhoma.
Banorët i bëjnë apel instancave vendore të ndërhyhet për mbështetjen e tyre, pasi situata për ta është e papërballueshme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com