Laçi dhe Kukësi diskutojnë trofeun
në finalen e Kupës së Shqipërisë

Laçi dhe Kukësi diskutojnë trofeun<br />në finalen e Kupës së Shqipërisë
Finalja e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion është Laçi-Kukësi. Dy ekipet eliminuan nga gara Tiranën dhe Skënderbeun për të diskutuar titullin në finalen e madhe për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar.

Skënderbeu u eliminua pas barazimit në ndeshjen e dytë në Korçë, e cila përfundoi 1-1 duke favorizuar Kukësin që fitoi ndeshjen e parë në shtëpi 1-0. Heroi i ekipit të Kukësit ishte sulmuesi kroat Pero Pejic, që shënoi golin e barazimit duke bërë të pavlefshëm golin e Prognit.
skenderbeu

Kronika e ndeshjes Laçi-Tirana
Laçi ishte finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë, pasi mundi Tiranën me rezultatin 1-0, golin e shënoi Xhejms. Kështu brenda pak viteve Laçi shkon për herë të dytë në finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa është fitues njëherë i Kupës së Shqipërisë. Në 17:30 fillon gjysmëfinalja e dytë Skënderbeu- Kukësi.

Laçi dhe Tirana zbritën në fushë me rezultatin e bardhë të ndeshjes së parë të zhvilluar në kryeqytet 0-0. Mbrojtja e hekurt dhe kundërsulmet e shpejta ishte strategjia e dy ekipeve, teksa vendasit ishin të favorizuar, pasi kishin të gjithë tifozët në krahun e tyre pas vendimit për hapjen e portave të stadiumit nga drejtuesit e klubit.

Nervozizmi ishte i lartë dhe gabimet ishin të ndaluara në një ndeshje të tillë, por në minutën e 17’ vendoset fati i ndeshjes, jo nga lojtarët, por pasi arbitri Bardhyl Pashai nxjerr me karton të kuq sulmuesin e Tiranës, Ndikumana pas një përplasje me Teqjan e Laçit.

Ndikumana pëson një faull pas një dyluftimi, por Teqja e provokon duke sjellë përplasjen fizike mes njëri-tjetrin, gjyqtari ndëshkon me kartonin e kuq Ndikumanën dhe Teqjan me kartonin e verdhë duke lënë Tiranën me një lojtar më pak për shumë minuta.

Megjithatë Tirana qëndroi e pamposhtur deri në minutën e 62, atëherë kur sulmuesi i talentuar Xhejms zhbllokoi shifrat. Pas një krosimi nga këndi, Xhejms përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe neglizhencë e ekipit të Tiranës duke dërguar topin në rrjetë.

Në minutat e mbetura Tirana me një lojtar më pak dhe tifozerinë kundër e kishte të vështirë të vendoste në vështirësi vendasit duke mos arritur të shënojë.

tirana
tirana
 	tirana
 	tirana
tirana
Festa e tifozëve të Laçit pas kualifikimit në finale
 	tirana
 	tirana
 	tirana
 	tirana
 	tirana
d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin

Nga peshku te veza cilat janë ushqimet që forcojnë kujtesën dhe rrisin përqendrimin