Laçi siguron mrekullinë e 6 duke u bërë ekipi i momentit në Shqipëri. “Preja” e radhës e bardhezinjve ishte Flamurtari që humbi 0-2 në shtëpi duke e thelluar akoma më shumë krizën ku është përfshirë prej disa javësh, tani jo vetëm brenda fushe, por edhe jashtë saj, pasi klubi ka ngritur pretendimet për trukim të lojtarëve në ndeshjen me Partizanin.
Për t’u rikthyer te ndeshja me Laçin, golat për ekipin e Cungut u shënuan nga Meto dhe Mitraj në pjesën e dytë. Fitorja e ngjit Laçin në vendin e 5 me pikë të barabarta me Partizanin, 47 edhe pse të kuqtë kanë një ndeshje më pak, derbin.
Ndërsa Flamurtari mbetet në vendnumëro. Nuk ka munguar edhe ironia pas ndeshjes nga tifozët kuqezi në rrjetet sociale, teksa shprehen se “Mos u mërzisni çuna. Shihni anën pozitive të gjërave...po afron plazhi”.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com