LAÇ-Kur të gjithë mendojnë për të siguruar ngrohje për t’i shpëtuar të ftohtit siberian që ka mbërthyer vendin ka dhe prej atyre qytetareve të cilët nuk kanë një strehë për të futur kokën.
E tillë është familja Albrahimi në qytetin e Laçit, të cilët kanë mbetur në qiell të hapur prej dy javësh, pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët e zjarrit.
Në këto ditë të ftohta dimri ishte zemërgjerësia e fqinjit të tyre që hapi dyert e banesës së tij për të strehuar 5 pjestarët e kësaj familje, duke shmangur kështu një tragjedi të mundshme.
Preng Ndoja tregon se neglizhenca e forcave zjarrfikëse të Kurbinit të cilët kanë pasur mungesë uji solli djegien totale të banesës.
‘’Prej dy javësh nuk ka vënë dorë asnjëri. I bëj thirrje atyre që ju takon të vërë dorë në këtë familje. T’ja ndërtojë shtëpinë siç i ka pasur. Unë shumë shpejt do i nxjerr në rrugë sepse edhe unë kam problemet e mija. Po të kishin mbetur jashtë do të kishin ngrirë nga acari’’,-u shpreh Ndoja.
Ai thotë se shteti duhet t’i sigurojë strehë kësaj familje, pasi e ka të pamundur që mbajë për një kohë të gjatë në banesën e tij.
Pas hetimeve të kryera rezultoi se zjarri në banesën e kësaj familje u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, por ndonëse kanë kalur 2 javë nga kjo ngjarje askush nuk iu ka ardhur në ndihmë.
Mungesës së banesës dhe gjendjes së vështirë ekonomike të kësaj familje i shtohet dhe sëmundja e kryefamiljarit i cili është invalid dhe nuk është i aftë për punë.
[gallery]20506[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7962
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me emigrantët, Majko: Dy ditë në Londrën shqiptare, ka gjithmonë shpresë kur ka njerëz që Atdheun e kanë të parin!
24 Nëntor, 20:07
-
Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin
24 Nëntor, 19:53
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Renditja/ Keko mjafton kundër Laçit, Partizani rigjen kreun e Superligës! AF Elbasani dhe Tirana barazojnë 1-1, Egnatia fiton në Ballsh
24 Nëntor, 19:10
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03